Leo dhe Gjesti kanë debatuar për shoqërinë e tyre pas përfundimit të festës mbrëmë.
Të dy patën akuza kundrejt njëri-tjetrit teksa Leo u shpreh i revoltuar për afërsinë e Gjestit me Drilonin për çka tha se ‘nuk pështyj unë në shoqni’, transmeton Klankosova.tv.
“Ti tash mundesh me më lënë rehat, që dy javë je mundu me na provoku e ty fol për neve si çift. Dikush që të ka nejt ty afër kur ti je kon keq ti don me eliminu a? Ti kundër Xhenetës je kon në gjendje më ju gjujt edhe asaj, kur e ke mbrojt atë? Ti je bo çanta e Drilonit”, u shpreh Leo.
Por, Gjesti u shpreh se ka lojë me të gjithë banorët dhe se sipas tij Leo u ndikua nga Lela dhe për këtë po e hedh poshtë shoqërinë.
“Lojë unë kam me gjithkënd këtu, çka ki kështu o vëlla, mos bë gjeste more”, u shpreh Gjesti.
Por për të kuptuar më shumë në linkun më poshtë mund të gjeni debatin e tyre të plotë.
https://www.youtube.com/watch?v=Lgq401iz7Vc
Për t’i ndjekur kanalet që e transmetojnë çdo detaj brenda BIG BROTHER VIP, përfitoni nga super oferta e Art Motion, e cila do të jetë në dispozicion për të gjithë nga data 21 dhjetor 2024.
Poashtu shijoni programet edhe të mbi 315 kanaleve të tjera televizive, përfshirë ato të DigitAlb, derisa në shërbim do t’i keni edhe kanalet që transmetojnë ligat kryesore sportive, vendore dhe ndërkombëtare.
Njëkohësisht përfitoni edhe Internet deri në 500 Mbps.
Mos e lëshoni rastin, oferta është e limituar!
●●●
NSHKRIMI NGA
NP
Editorial nga Klan Kosova — ndjek big brother vip dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.