Gara e radhës në Formula 1 do të vazhdojë gjatë të dielës dhe shoferi i famshëm, Lewis Hamilton do të filloj nga podiumi, përcjell Klan Kosova.
Shoferi i Mercedesit do të jetë kampion i kurorëzuar në qoftë se ai fiton tetë pikë më shumë se Vetteli.
Anglezi është në prag të historisë në “US GP” të së dielës, derisa shoferi i Mercedesit mbyll kampionatin e pestë botëror.
Por me gjithë qëndrimin në majë të një arritjeje të rëndësishme, Hamilton është parë i relaksuar që nga arritja e tij në Texas.
“Nuk e di pse është kështu, në disa aspekte është diçka e frikshme. Por përvoja sigurisht ndihmon, jam shoferi i tretë më i vjetër këtu”, tha piloti i Mercedesit.
Ai do të fillojë garën nga pole-pozicioni, pasi Kimi Raikkonen dhe Sebastian Vettel të Ferrarit kanë arritur më pak se një të dhjetën e sekondit.
Vetëm shoferët Michael Schumacher dhe Juan Manuel Fangio kanë siguruar më parë nga pesë kampionate në historinë e F1.
klankosova.tv
●●●
FSHKRIMI NGA
flamur
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.