Lajmet e fundit

Për Hamilton ishte e mjaftueshme të përfundojë garën i shtati të dielën në Grand Prix në Meksikë për t’u bërë kampion, edhe nëse do të fitonte Sebastian Vettel i Ferrari-t – mirëpo gjermani menaxhoi të dalë i dyti në këtë garë pas Max Verstappen.
Ishte një garë e vështirë për ngasësin e Mercedes-it, i cili u përball me probleme të gomave përgjatë garës, mirëpo vendi i katërt ishte i mjaftueshëm për arritjen më të madhe të karrierës.
Në fund të garës, Hamilton e përshkroi fitoren si një moment tejet të veçantë.