Ylli i Formula 1, Lewis Hamilton ka përshendetur dhe nderuar lojtarin e basketbollit Kobe Bryant që ka pasur ndeshjen finale duke u tërhequr kështu nga ky sport.
“Më duhet të marrë një moment për të nderuar dhe vlerësuar ikonën e sportit të cilën unë e adhuroj. Kobe Bryant i ka dhënë kaq shumë sportit dhe ka inspiruar shumë njerëz, përfshirë edhe mua. Loja e fundit ishte e mahnitshme dhe një mënyrë për të dalë nga ky sport me stil. Uroj që Zoti të të bekojë dhe të vazhdosh të jetosh edhe shumë gjatë” ka shkruar Hamilton në Facebook, transmeton Klan Kosova.
https://www.instagram.com/p/BELUThgr09f/?taken-by=lewishamilton
●●●
LHSHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.