Një person nga Karolina e Veriut tha se në fillim e kishte lexuar gabim biletën fituese të lotarisë dhe mendoi se kishte fituar vetëm 1.000 dollarë, por doli që ai në të vërtetë kishte fituar 150.000.
“Zemra ime u shang”, tha Aweis Mohamed nga Greensboro për Fox8, transmeton Klan Kosova.
Mohamed, i cili punon si teknik prodhimi, bleu tre bileta pas punës në shitoren lokale, dhe dy të parat i dolën humbëse.
“Skanova atë që fitova dhe thuhej që ta çoja në selinë e lotarisë”, tha Mohamed. “Dhe kur e mora, mendova se kisha fituar njëmijë dollarë, ndërsa ata më thanë se isha fitues i 150 mijë”.
Pas taksave, Mohamed futi në xhep 110.864 dollarë. Ai planifikon që këtë fitim ta përdorë për ta paguar hipotekën e tij.
“Më duhej ta shihja që ta besoja”, tha Mohamed. “Unë i thashë vetes që të qëndroja pozitiv dhe i përulur”, u shpreh ai.
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.