Muajin e kaluar, LG prezantoi versionin mini të smartfonit G4, të quajtur G4c.
Ai ka ekran 5 inç me rezolucion 720p, ndërsa fuqizohet nga procesori Qualcom Snapdragon 410, katërbërthamësh, 1.2GHz. Ka 1GB RAM dhe 8GB hapësirë të brendshme, që mund të zgjerohet përmes microSD.
LG G4c operon mbi bazën e Android Lollipop 5.1 dhe UI, LG UX 4.0. Kamera kryesore ka 8MP me LED blic, ndërsa ajo ballore ka 5MP.
Ky smartfon do të shitet në tregun europian për 249 euro.
●●●
KSHKRIMI NGA
KLANKOSOVA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek tech & auto dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.