Harrojini fjalëkalimet apo sensorët e gjurmëve të gishtave, telefoni i ardhshëm i LG-ës do të mund të zhbllokohet me sy.
Kompania koreane Irence ka përfunduar aktualisht me krijimin e modulit të harduerit që do të përdoret tek telefoni inteligjent dhe po përmirëson algoritmet për të rritur nivelin e njohjes nga 12 inç (30cm) në 20 inç (50cm).
LG ka sjellë gjithmonë risi tek seritë G të telefonave inteligjentë. LG G4, për shembull, ka kasa prej lëkure, veçori kjo që diferencon nga pajisjet e tjera. Ndërsa sa i përket sensorit të gjurmëve të gishtave, LG nuk e ka ofruar akoma këtë teknologji tek pajisjet e saj. Si duket me LG G5 kompania do të kalojë këtë veçori dhe të ofrojë një veçori më të sigurt, siç është ajo e skanimit të irisit të syrit.
Një teknologji e tillë për skanimin e syve nuk është e re për krijuesit e telefonave inteligjentë. Apple dhe Samsung kanë punuar për të sjellë këtë teknologji tek konsumatorët, ndërsa kompanitë aziatike, si
ZTE dhe
Fujitsu, kanë krijuar një telefon inteligjent me këtë veçori.
●●●
KSHKRIMI NGA
KLANKOSOVA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek tech & auto dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.