Pamela Anderson dhe Liam Neeson janë në një lidhje.
Aktorja 58-vjeçare dhe aktori 73-vjeçar, të cilët luajnë së bashku në filmin “The Naked Gun”, nisën një romancë gjatë xhirimeve të komedisë së tyre.
“Është një romancë në fazat e hershme. Është e sinqertë dhe e qartë që ata janë të dashuruar me njëri-tjetrin”, tha një burim për revistën People, transmeton Klankosova.tv.
Në “The Naked Gun”, Liam luan rolin e Toger Frank Drebin Jr., djalit të Frank Drebin të Leslie Nielsen nga filmat origjinalë “The Naked Gun”, ndërsa Pamela luan rolin e të dashurës së tij, Beth. Filmi del në kinema të premten, më 1 gusht.
●●●
VRSHKRIMI NGA
Ve Ra
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.