Kronikë nga Blerinë Doshlaku
Etapa e re për kosovarët, kjo e 1 janarit të sivjetmë, do të jetë pjesë e simbolikës së monumentit “NEWBORN” gjatë këtij viti.
Sikurse në 2008 e gati çdo vit tjetër, përgatitjet për dizajnimin e këtij monumenti filluan disa ditë para ditëlindjes së Kosovës, raporton Ju Flet Prishtina.
“7Qiejt” është mesazhi i sivjetmë, me ngjyra e atmosferë pozitive që paraqet lëvizjen e lirë në Evropë të kosovarëve.
Rëndësia e monumentit ikonë të vendit është tejet e madhe e që përcjell goxha emocion tek të gjithë, veçse tek autori Fisnik Ismaili, kjo mbetet edhe një sfidë tash e 16 vjet për faktin e përkujdesjes e ndër to edhe sfida për ta ruajtur atë si trashëgimi kulturore e edhe për ta ruajtur entuziazmin e njerëzve.
Megjithatë, sipas tij, ai ia ka dalë ngase siç thotë, NEWBORN ka bërë që Kosova të identifikohet ndryshe në botë, pasi janë të shumtë ata që duan ta kenë nga një kujtim të simbolikës së 17 shkurtit, në çdo vit.
Bashkë me fotografinë, “NEWBORN” tek qytetarët ka sjellë një ndjenjë tjetër të lirisë, duke u bërë edhe një pikë takimi me të gjithë, ndërsa ka edhe të tjerë që e kujtojnë pak më ndryshe atë moment.
Mesazhet që ilustrohen në këtë obelisk, çdo vit janë të shumta e tejet domethënëse, si ajo e shteteve që kanë njohur Kosovën, gratë e dhunuara gjatë luftës, krijimi i ushtrisë e shumë të tjera. /Klankosova.tv
https://youtu.be/TBIaRnv57VA
●●●
ASHKRIMI NGA
A
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.