Në shumicën e institucioneve arsimore parauniversitare 1 shtatori ishte ditë greve.
Mësimdhënësit nuk e ndërprenë atë dhe thanë se vazhdojnë të qëndrojnë prapa kërkesave të tyre.
Sipas të dhënave që kanë në SBAShK në përqindjen më të madhe shkollat në gjithë vendin respektuan thirrjen e tyre për ta vazhduar pezullimin e mësimit.
Në disa shkolla për shkak të paqartësive nxënësit dhe prindërit shkuan në shkolla për të parë se cili është vendimi i mësimdhënësve.
https://www.youtube.com/watch?v=P8-ulv9wnXs
●●●
LHSHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.