Nga një bibliotekë në Toronto thanë se një libër me poezi për fëmijë është kthyer në qarkullim pasi u rikthye aty 43 vjet pas datës së caktuar.
Zyrtarët e Bibliotekës Publike të Torontos thanë se Nicholas Knock and Other People, një libër me poezi nga Dennis Lee, u kthye në degën Danforth-Coxwell këtë muaj pasi ishte marr në tetor të vitit 1978.
"Edhe pse nuk është e zakonshme të mbash një libër për kaq gjatë, ne gjithmonë i mirëpresim librat e bibliotekës," tha zëdhënësja e bibliotekës, Michelle Leung për Narcity, transmeton Klan Kosova.
Leung shtoi se personi që e huazoi librin nuk do të përballet me gjoba për këtë vonesë.
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.