Libri i huazuar në vitin 1940 është kthyer tani në bibliotekën e Qarkut të Ann Arbor të Michiganit.
Tappan Rowland Fisher, një mësuese arti, kishte huazuar një libër të studimeve shoqërore, por në bibliotekë e ktheu nusja e saj, Kari Magill, pas më shumë se 70 vjetësh, shkruan Foxnews, përcjell Klankosova.tv.
"Ju lutemi pranoni këtë kthim të vonuar të librit, ndoshta mund të hiqni dorë nga gjoba, pasi Maria vdiq në 1967?", ka shkruar në një letër Magill kur e kishte dorëzuar librin.
https://twitter.com/aadl/status/1408112973361647627
Aktualisht, biblioteka për librat e vonuar ka një tarifë ditore prej 25 centëh, por familja Fisher ka arritur t'i shmanget kësaj tarife.
●●●
PSHKRIMI NGA
PE
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.