Ministri i Sportit, Hajrulla Çeku ka nënshkruar licencat e radhës për federatat sportive sipas udhëzimit të ri administrativ për licencimin e federatave.
Pas rekomandimit pozitiv të komisionit për licencim në kuadër të ministrisë së Sportit, Çeku i ka dorëzuar zyrtarisht licencën për ushtrimin e veprimtarisë kryetarit të Federatës së Mundjes, Naim Muja dhe kryetarit të Federatës së Triathlonit, Vedat Tërmkolli, transmeton Klan Kosova.
“Përgëzime për të dy Federatat dhe suksese në veprimtarinë e tyre”.
klankosova.tv
●●●
HSHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.