Janë licencuar edhe dy federata sportive në Ministrinë e Kulturës Rinisë dhe Sportit.
Dy federatat që i kanë plotësuar kriteret janë ajo e Xhudos dhe Federata e Hendbollit transmeton KlanKosova.tv.
Ministri i Sportit, Hajrulla Çeku, ka nënshkruar licencat e radhës për federatat sportive, sipas udhëzimit të ri administrativ për licencimin e federatave.
Pas rekomandimit pozitiv të Komisionit për Licencim në kuadër të Ministrisë së Sportit, ministri Çeku i ka dorëzuar zyrtarisht licencën për ushtrimin e veprimtarisë kryetarit të Federatës së Xhudos, Agron Kuka dhe kryetarit të Federatës së Hendbollit, Eugen Saraçini.

●●●
NSSHKRIMI NGA
Naim Selmani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.