Bashkë me familjarët në varrezat e Mejës në Gjakovë, erdhën edhe mijëra të tjerë.
E kryeministri Albin Kurti dhe kryeparlamentari Glauk Konjufca, vendosën t’i takojnë një-nga-një familjarët.
Qëndrimi gati një orësh i këtyre të dyve përfundoi me një thirrje për drejtësi dhe efikasitet të sistemit të drejtësisë, në të cilin u tha se kohëve të fundit janë bërë disa hapa para, njofton Klan Kosova.
I pari i Parlamentit, derisa kujtoj aktin siç tha më të madh gjenocidal në Kosovë, kërkoi nga ndërkombëtarët të veprojnë sa janë ende gjallë dëshmitarët.
Homazhe tek varrezat e Mejës kryen edhe dy krerët e partive opozitare, Memli Krasniqi i PDK-së e Ramush Haradinaj nga AAK.
Në mesin e 376 martirëve të vrarë ka ende persona të pagjetur, eshtrat e të cilëve nuk i janë kthyer tash e asaj dite familjarëve. /Klankosova.tv
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber
BONUS: Merreni aplikacionin tonë në
Android dhe
iOS
https://youtu.be/Mx-d5xmg5qY
●●●
ASHKRIMI NGA
A
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.