Patriarku rus, Kirill, zgjodhi ritualin e festës së Epifanisë Ortodokse për të kërcënuar kundërshtuesit e veprimeve të Rusisë.
Sipas tij, ata që dëshirojnë fundin e këtij shtetit e duan katastrofën për njerëzimin.
"Kjo dëshirë për të mposhtur Rusinë ka marrë, siç e dimë, forma shumë të rrezikshme - dhe ne po i lutemi Zotit tonë që t'u japë arsye atyre që janë të çmendur - dhe t'i bëjë ata të kuptojnë se dëshira për të shkatërruar Rusinë do të thotë fundi i botës. deklaroi", tha Patriarku Kirill, kreu i Kishës Ortodokse Ruse.
Kjo festë e rëndësishme për rusët u festua edhe nga ushtarakët në rajonin e Moskës.
Ata u zhyten në ujin e akullt që njihet si ritual për shënimin e pagëzimit të Jezu Krishtit.
Spërkatjen me ujin që ata e quajnë të shenjtë dhe të ftohtë e praktikuan edhe ukrainasit në Mariupolin e vuajtur nga lufta.
Lutja e tyre e vetme në këtë festë është rikthimi i jetës që patën dikur.
https://www.youtube.com/watch?v=SZL693gj7Aw
●●●
NSHKRIMI NGA
NP
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.