Me 6 vota për, Drilon Bunjaku, është zgjedhur Rektor i Universitetit të Gjakovës “Fehmi Agani”.
Bunjaku ishte kandidati i vetëm që u intervistua nga Këshilli Drejtues, meqë të tjerët u tërhoqën nga gara. Kjo nuk ishte arsye për ta anuluar konkursin, anise në KD, kishte anëtarë që ngritën dyshimet për ligjshmërinë e këtij procesi pa pasur kundërkanditat, njofton Klan Kosova.
Por sipas sekretares së këtij institucioni, ka bazë ligjore që lejon vazhdimin e këtij procesi. Bunjaku, ka thënë se nuk është jurist për të ditur nëse e njëjta mund të përbëjë shkelje, por që ai vetëm ka shfrytëzuar një konkurs publik ku ka garuar.
Poashtu, rektori i sapozgjedhur ka komentuar raportimet se është privilegjuar si i afërt me Zëvendësministren e Shëndetësisë, Dafina Gexha-Bunjaku, për të cilën tha se as nuk e njeh e as nuk e ka familjare.
Konkursi për zgjedhjen e drejtuesit të këtij institucioni kishte dështuar disa herë radhazi.
https://www.youtube.com/watch?v=Zd5iUZWVWaU
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.