Vullneti i ka dhënë këshilla Lelës për strategjinë e lojës, pasi e njëjta është një nga banoret e nominuara të kësaj jave.
I njëjti derisa ka komentuar banoret e tjerë të nominuar, ai i tha që në një ambient të tillë toksik njerëzit kanë nevojë të shohin dashuri.
Lela ndërkohë i tha se është me dy mendje, pasi thotë se asnjëherë s’ka bërë asgjë për show.
E nëjjta tha se do dëshironte të largohej Rovena, transmeton Klankosova.
“Kisha pas shumë qef me ja dhanë dorën Rovenës me përshëndet”, u shpreh Lela.
E Vullneti e këshilloi që në këtë kohë nuk duhet të merret me gjëra personale.
“Ti nuk ke asgjë me Rovenën, nuk është koha që gjërat me i marrë personale, është koha që gjërat të merren me ftohtësi, dhe duhet bësh gjëra që publiku të mbaj këtu”, u shpreh Vullneti.
“Publiku ka nevojë që e vetmja lidhje qitu që ka funksionua dhe rezistu krejt presioneve është e juaja, publiku ka nevojë që këtë ta shoh. Kjo dashni duhet me u pa qysh po shkon”, tha ai.
Për më shumë nga biseda, shiheni videon e mëposhtme:
https://www.youtube.com/watch?v=SQeJ_cl3Zn8
●●●
CDSHKRIMI NGA
Clirimtare Dukolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek big brother vip dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.