Pete Davidson dhe Emily Ratajkowski janë shumë të dashuruar me njëri-tjetrin, por marrëdhënia e tyre mund të shkaktojë një përplasje serioze midis Pete dhe shokëve të tij, ai dikur shoqërohej me ish-burrin e Emily.
Emily paraqiti kërkesën për divorc nga Sebastian Bear McClard pas katër vjetëve të martesës.
Pete dhe Sebastian dikur ishin miq, ata morën pjesë në një lojë të Knicks në NYC në vitin 2020, asokohe Sebastian dhe Emily ishin ende të martuar.
Vitin e kaluar, Emily e pati një fotosesion me Pete, për të kishte thënë se gjatësia e tij është njëri prej faktorëve se pse gratë e shohin si të bukur, shkruan TMZ, transmeton Klankosova.tv.
Mediat ndërkombëtare raportuan se Emily u pa teksa hynte në apartamentin e Pete në New York të mërkurën, komediani e përshëndeti atë me një përqafim përpara se ta fuste brenda në apartament.
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.