Kur doli të flas para gazetarëve për t'i prezantuar masat e reja anti-Covid, Avdullah Hoti, nuk e përmendi fare ligjin kundër pandemisë.
Në fakt, një i tillë nuk ekziston ende për shkak se vetë shefi i qeverisë nuk e futi për shqyrtim, pavarësisht se si drafti erdhi nga Kuvendi qysh më 11 qershor, pas plotësim ndryshimeve që iu bënë nëpër komisione parlamentare.
E këtë Hoti pritet ta bëjë në mbledhjen e parë të këtij organi pas kthimit nga Parisi.
Këtë për televizionin e konfirmoi përmes telefonit këshilltari i kryeqeveritarit Xhavit Beqiri.
Por, kryetarja e Kuvendit Vjosa Osmani si sponzoruese e projektligjit, paralajmëroi shmangie të procedurave në njërën nga dy seancat e caktuara për të enjten.
E zëvendësja e saj, Arbërie Nagavci pret që shqyrtimi i draft dokumentit të behët të para të enjtes.
Kronikë e përgatitur nga gazetarja Arbëresha Shpati.
https://www.youtube.com/watch?v=I7K_JyE-6Dw
klankosova.tv
●●●
HSHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.