Disa deputetë të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës kanë zhvilluar takime me disa nga përfaqësuesit e sindikatave në vend, ku është diskutuar kryesisht për Ligjin e Pagave.
Besnik Tahiri, Bekë Berisha dhe Albana Bytyqi, fillimisht vizituan Sindikatën e Arsimit, nga ku u tha se ky ligj nuk është përfshirë në buxhetin e vitit të ardhshëm, derisa u kritikua edhe mostransparenca për vlerën e koeficienteve.
Ky grup i deputetëve vizituan edhe sindikatën e administratës, e atë të policisë, derisa akuzuan pushtetin për tentim të instalimit të diktaturës në sindikata.
https://www.youtube.com/watch?v=RMr35iMDe-k
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.