Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë (OEAK) ka organizuar tryezën e diskutimit me zëvendësministrin e Drejtësisë, Blerim Sallahu, me temën ndikimi i Gjykatës Komerciale në nxitjen e investimeve, njofton Klankosova.tv.
Sallahu tha se janë diku rreth 2 mijë 260 lëndë të reja të kontesteve, duke mos llogaritur ato të mëparshmet që presin për t’u zgjidhur.
Sipas tij, në drejtësinë komerciale nga 12 persona që shërbejnë, me krijimin e Gjykatës Komerciale ky numër do të rritet në 97, gjithashtu do rritet shpejtësia dhe cilësia e punës.
Mirëpo se a do të hyjë në fuqi Ligji më 1 janar të vitit 2022, zëvëndësministri i drejtësisë tha se duhet një konsultim paraprak me ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati për sigurimin e financimit të saj.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek uncategorized dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.