Vënia nën kontroll e kriptovalutave me një ligj ishte pritur mirë vitin e kaluar.
Por hartimi i tij, që nisi këtë fillim vit, po çalon në disa pika për çka përdoruesit e njohësit e parasë digjitale kanë vërejtjet e tyre për këtë projektligj.
Sipas tyre, marzha e tatimit në fitim, për ata që tregtojnë me to, duhet të caktohet pas diskutimeve, meqë nga paralajmërimet kjo do të kundërshtohet.
Por rregullorja që do t’i mbikëqyrë edhe ‘këmbimoret’ e ata që mihin kriptovaluta, aktualisht ka edhe gabime në përkthim.
E kryesuesja e grupit punues Mimoza Kusari Lila, tha se projektligji është ende në fazën e draftimit dhe deri te versioni final duhen akoma përmirësime.
Pas kësaj, meqë kuvendi është në pushim, gjatë tetorit nisma ligjore fillon shqyrtimet në dy lexime, sikur të gjitha projektligjet e tjera.
https://www.youtube.com/watch?v=frb6KWh8vUQ
●●●
ASHKRIMI NGA
A.B
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.