Të gjithë ligjvënësitë pro-demokracisë së Hong Kongut kanë dhënë dorëheqje pasi katër kolegë të tyre u përjashtuan.
Të mërkurën Pekini miratoi një rezolutë që lejon qeverinë e qytetit të largojë politikanët që konsiderohen si një kërcënim për sigurinë kombëtare.
Pak më vonë ligjvënësit e opozitës thanë se do të largoheshin nga legjislatura e qytetit në shenjë solidariteti.
Për herë të parë që kur Hong Kongu iu dorëzua Kinës në 1997 trupi nuk ka pothuajse asnjë zë kundërshtues.
Hong Kongu - dikur një koloni britanike - u kthye në Kinë nën parimin "një vend, dy sisteme", që i lejoi asaj të ruajë më shumë të drejta dhe liri sesa kontinenti deri në vitin 2047, raporton BBC, transmeton Klan Kosova.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.