Sipas “Talk Android Blog”, pritet që së shpejti aplikacioni WhatsApp të ketë edhe opsionin “Like”, përmes të cilit vlerësojmë mesazhat që na kanë ardhur.
Poashtu, i njëjti burim thotë se është duke u punuar që të vendoset edhe opsioni “Unread” apo “I palexuar”, njejtë siç e ka gjigandi i rrjeteve sociale, Facebook.
Normalisht këto ndryshime vijnë pas blerjes të shërbimit shumë të popullarizuar nga kompania që drejtohet nga Mark Zuckerberg.
●●●
KSHKRIMI NGA
KLANKOSOVA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek tech & auto dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.