Lily-Rose Depp e ka shpjeguar vendimin e saj për të qëndruar e heshtur gjatë gjyqit të diskutueshëm të babait të saj Johnny Depp kundër ish-bashkëshortes së tij, Amber Heard.
Vajza e vetme e yllit të "Pirates of the Caribbean" refuzoi të përfshihej në diskutimin publik rreth asaj që përfundoi si gjyqi më i madh i vitit.
Duke folur për revistën Elle përpara publikimit të serialit të saj të ri "The Idol", Lily-Rose shpjegoi se ajo është më e interesuar të provojë veten si një aktore.
"Kur është diçka kaq private dhe kaq personale sa që befas bëhet jo aq personale. E ndjej me të vërtetë të kem për vete mendimet e mia".
"Unë gjithashtu mendoj se nuk jam këtu për t'u përgjigjur për askënd",ka thënë Depp, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv.
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.