Adresimi 30 minutësh i kreut të Nismës Socialdemokrate, të premten, iu drejtua ekskluzivisht ekzekutivit dhe drejtuesit të tij, kryeministrit Albin Kurti.
Për të Fatmir Limaj pati kritika për mënyrën e nisjes së zbatimit të marrëveshjes me Serbinë për letërnjoftimet.
“Pranimi i heshtur i dokumenteve ilegale të lëshuara nga administrata serbe për qytetarët e Kosovës nënkupton sovranitet të dyfishtë. Kjo nënkupton që Qeveria Kurti e ka bërë hisenik Serbinë në shtetin e Kosovës”.
Vargun e kritikave ndaj kryeqeveritarit ai e vazhdoi në përkrahje të grevistëve të cilëve qeveria s’ua qiti rrogat.
“Si asnjëherë më parë, e pashembullt në historinë e re të Republikës së Kosovës, në mënyrë të çuditshme ndëshkohen punëtorët e Kosovës, u bëhet presion administratave komunale të çojnë listat e atyre të cilët nuk e dëgjojnë vullnetin e liderit suprem”.
Kreu i Nismës, më shumë se një herë, Kurtit iu referua si “lideri suprem”. Limaj e luti opozitën që temën e grevës, bashkë me atë të dialogut, ta ngrisë për diskutim në Kuvend.
https://www.youtube.com/watch?v=j0owzlyODCg&t=29s
●●●
LHSHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.