Zëvendëskryeministri i Kosovës nga NISMA Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka pritur në takim ambasadoren e Finlandës në Kosovë, Pia Stjrnvall.
Në takim është folur për fazën finale të dialogut Kosovë-Serbi.
“E njoftova ambasadoren për formimin e delegacionit qeveritar për bisedimet me Serbinë si dhe për përpjekjet tona për t’ia ofruar mundësinë edhe opozitës të jetë pjesë e këtij delegacioni, duke e shndërruar atë në delegacion shtetëror”, ka shkruar Limaj në Facebook lidhur me këtë takim.
Kryetari i NISMA-s po ashtu ka thënë se ambasadorja finlandeze ka ofruar mbështetjen e shtetit të saj në arritjen e marrëveshjes përfundimtare me Serbinë.
Sipas Limajt marrëveshja mes dy vendeve hapë rrugë njohjes së Kosovës nga Serbia dhe anëtarësimin e Kosovës në OKB dhe organizata tjera ndërkombëtare.
klankosova.tv
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek uncategorized dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.