Fermeri italian, Christian Mallocci, nuk u besonte syve kur Spelacchia, një nga tetë qentë e tij lindi një qenush me gëzof të gjelbër.
Këlyshi i vogël, të cilit menjëherë i është dhënë emri Fëstek, ishte pjesë e lindjes me pesë këlyshë të tjerë, të gjithë me lesh të bardhë përveç tij.
Mallocci drejton një fermë në ishullin mesdhetar të Sardenjës me kunatin e tij.
Është jashtëzakonisht e rrallë që një qen të lindë me lesh me ngjyrë jeshile. Mendohet se kjo ndodh kur këlyshët me ngjyrë të zbehtë kanë kontakt në barkun e nënës së tyre me një pigment të gjelbër të quajtur biliverdin. Është i njëjti pigment që shkakton ngjyrën e gjelbër në mavijosje.
Sidoqoftë, bëhet e ditur se ngjyra e veçantë e Fëstekut nuk do të zgjasë përgjithmonë. E gjelbra e ndezur që gëzofi i tij kishte në ditën e lindjes është zbehur dita ditës dhe do të vazhdojë në këtë mënyrë gjatë rritjes së tij.
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.