12 vjeçari Lir Hajrizi, pasionant i pianos ishte i ftuar në “Weekend” në Klan Kosova.
Ai ka treguar se për herë të parë ka luajtur me piano si 7 vjeçar dhe se vjen nga një familje artistësh pasi edhe vëllai i tij luan me violinë.
Liri vijon mësimet në klasën e 7-të në shkollën “Don Bosko”.
“Këto diploma i kam sjell prej më të preferumeve, i kam shumë përzemër. I kam më shumë se 50 diploma. Garën e parë e kam pasur në Gjilan, dhe kam dalë i pari me 95 pikë”, tha Liri.
Sipas Lirit, garat janë shumë me stres kohëve të fundit, anipse më herët nuk i kishte marrë me kaq stres.
Liri ndër tjerash bëri të ditur se pianisti i tij i preferuar është aziatik.
https://www.youtube.com/watch?v=prhxqP40eKA
●●●
VZSHKRIMI NGA
Vanesa Zhugolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.