Kryeministri në detyrë, Albin Kurti në një mbledhje të partisë së tij e dha një ide të padëgjuar më parë për mediat.
“Të gjitha trajnimet që janë të nevojshme të gjitha mësimet e shkollimet e larta që janë edhe pjesë e luftimit të dezinformimit të informimit profesional ne jemi të gatshëm që t’i financojmë”, është shprehur ai.
Këtë e bëri derisa po arsyetohej se Kosova ka rënë në vendin e 99-të në botë për indeksin vjetor të lirisë së shtypit.
Një deklaratë e tillë nuk është mirëpritur nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, njofton Klan Kosova.
“Oferta e kryeministrit Kurti për trajnime për gazetarët është e papranueshme, është ofendim për gazetarët, vë në pikpyetje në profesionalizmin e tyre të ndërtuar për shumë vjet dhe është ndërhyrje direkte e Qeverisë së Kosovës”, ka thënë kryetari i AGK-së, Xhemajl Rexha.
Madje edhe ekspertët e fushës këtë e konsiderojnë të patolerueshme.
Për më tepër, ndiqni kronikën e përgatitur nga Klan Kosova:
https://www.youtube.com/watch?v=UysqL2My5Sk
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.