Lisa Marie Presle do të varroset afër babait dhe djalit të saj në pronën e familjes në Graceland, Tennessee, bën të ditur një përfaqësues i familjes.
Këngëtarja Presley, e cila vdiq nga arresti kardiak në shtëpinë e saj, ishte 54 vjeçare. Ajo ishte edhe fëmiu i vetëm i “Mbretit të Rock’n’Rollit”, Elvis Presley.
“Varri i Lisa Marie do të jetë afër Benit, birit të saj të dashur në Graceland”, tha përfaqësuesi i familjes.
Djali i saj, Benjamin Keough, 27 vjeçar, bëri vetëvrasje në gusht të vitit 2020, shkruan BBC, përcjell Klankosova.tv.
Në një ndër postimet e saj në rrjetet sociale, ajo ndau një ese që kishte shkruar për revistën People për përballjen e saj me mërzinë pas vdekjes së djalit.
Presley la tre vajzat, Riley Keough, aktore, dhe binjaket Finley dhe Harper Lockwood, dhe nënën e saj, Priscilla.
●●●
SSHKRIMI NGA
S.K.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.