Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka gjobitur me 30 mijë euro Listën Serbe, për shkelje të Kodit të Etikës dhe Mirësjelljes gjatë fushatës zgjedhore.
Në vendimin e PZAP-it, të datës 24 dhjetor 2025, është pranuar ankesa e Kosovski Savez dhe është konstatuar se Lista Serbe ka shkelur rregullat e Kodit të Mirësjelljes dhe ka mosrespektuar detyrimet ndaj kandidatëve gjatë fushatës zgjedhore, transmeton Klankosova.tv.
Vendimi ka pasuar një ankesë të dorëzuar nga Kosovski Savez më 23 dhjetor 2025, e cila pretendonte se Lista Serbe kishte vendosur materiale zgjedhore në rrugën “24 Nëntori” në Leposaviq, duke shkelur kështu parimet e fushatës zgjedhore.
Njëherësh, Lista Serbe është urdhëruar që menjëherë të largojë nga hapësirat publike të gjitha posterat dhe materialet zgjedhore që lidhen me këtë shkelje.
I njëjti subjekt politik ishte gjobitur me shumën prej 20 mijë eurosh edhe para dy dite./Klankosova.tv
https://klankosova.tv/pzap-ja-e-gjobit-listen-serbe-me-20-mije-euro-per-vendosjen-e-materialeve-propaganduese-11/
●●●
LE
SHKRIMI NGA
Lendita Elshani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.