23.12.2024 · përditësuar para 547 dite13 min lexim
01:37 - Nominimet e kësaj jave, opinionistët befasojnë me deklaratat e tyre!
Opinionistët e Big Brother VIP Kosova 3, Milaim Zeka dhe Olta Gixhari kanë komentuar nominimet e kësaj jave.
Olta thotë se Xuxi është ditur, pasi këtë javë ka dalë nga vetja.
Vura re që të gjithë nominuan Xuxin dhe Leon. Për Xuxin po dihet, këtë javë ka dalë shumë herë nga vetja. Leo mendoj që po e njohin banorët tani mirë, që u shkëput Lela, ka filluar të krijojë marrëdhënie nga fillimi, dhe tani ka dalë në fushëbetejë, mbase po gjejnë gjëra që nuk po pëlqejnë te Leo”, u shpreh Olta.
Kurse i të njëjtit mendim është edhe Milaimi.
“Shkurt po e përdorin shumë mirë studimin e njëri-tjetrit, kush po i rrezikon, Xuxi ka kaluar të gjithë kufijtë e durimit brenda shtëpisë. Leo ka ngelur vetëm pa Lelën dhe nuk është duke u aktivizuar”, tha Milaimi.
https://www.youtube.com/watch?v=ciWpz1VoJRU
01:29 - Kush kë nominoi sonte? Zbuloni listën e plotë të nominimeve (VIDEO)
Konkurrentët e Big Brother VIP Kosova gjatë spektaklit të sotëm ‘Prime’ të ftuar një e nga një në dhomën e rrëfimeve, kanë zhvilluar procedurën e nominimeve për këtë javë.
Kësisoj, secili prej tyre ka nominuar dy banorë nga kasti aktual bashkëngjitur me dy arsye, transmeton Klankosova.tv.
Fitimit dhe Laurentit e Xhenetës si dy më pak të preferuarit dhe Sarës pasi shkoi në nominim nga Fitimi si kapiten i javës i janë bashkangjitur edhe Xuxi e Leo të nominuar nga banorët.
Ndërkaq, lista e nominimeve ka shkuar si vijon më poshtë.Drenusha ka nominuar Vullnetin dhe Leo-nLeo ka nominuar Drenushën dhe GresënRovena ka nominuar Gjestin dhe XuxinXheneta ka nominuar Xuxin dhe Leo-nDriloni ka nominuar Drenushën dhe VullnetinLaurenti dhe Fitimi kanë nominuar Xuxin dhe RovenënGjesti ka nominuar Leo-n dhe DrenushënGresa ka nominuar Leo-n dhe XuxinVullneti ka nominuar Xuxin dhe Leo-nSara ka nominuar Rovenën dhe Leo-nXuxi ka nominuar Drenushën dhe Vullnetin01:22 - Xheneta i bie pishman që kërkoi të largohet nga shtëpia, do e mendojë deri nesër këtë vendim (VIDEO)
Banorja e shtëpisë më të madhe në vend, Xheneta ka kërkuar të largohet nga loja.
Por nuk kaloi shumë, ajo i ra pishman pasi dëgjoi fjalët e prezantuesit Alaudin Hamiti që të mendojë edhe nesër këtë vendim, transmeton Klankosova.tv.
“Dini për shkak që kam shumë respekt për ty, dhe të vlerësoj si njeri do të rri deri nesër pastaj flasim me ‘Vëllain e Madh’”, u shpreh Xheneta.
01:14 - Xheneta kërkon të largohet nga shtëpia (VIDEO)
Banorja e shtëpisë më të madhe në vend, Xheneta ka kërkuar të largohet nga ky format.
Sipas saj ajo u quajt besëprerë, dhe këtë ajo shprehet se nuk e lejon, transmeton Klankosova.tv.
Ndër të tjera ajo shprehet se është e ngarkuar emocionalisht.
01:08 - "Ty të ka rrahur burri" - Plas sherri mes Xuxit dhe Drenushës
Xuxi dhe Drenusha janë përplasur gjatë publicitetit në Prime.
Si shkak u bë deklarata e Xuxit që iu drejtua Drenushës, me çfarë qëllimi ka hyrë brenda.
“Ama ty t'ka rreh burri. Me një dramë familjare je ardhur në Big Brother”, iu drejtua Xuxi, Drenushës.
E kjo e fundit pastaj pati një kundërpërgjigje për të.
“Kësi si unë që i rrahin janë të lodhët. Kush ma prek një fije të flokut do t’ia bëjë ma zi”, u shpreh Drenusha.
https://www.youtube.com/watch?v=HQ3RZ7TIAMw
01:05 - Fitimi, Laurenti dhe Xheneta, më pak të preferuarit e publikut (VIDEO)
Fitimi dhe Laurenti si një banor i vetëm dhe Xheneta janë më pak të preferuarit e publikut.
Pasi Xheneta është në nominim të përhershëm, automatikisht në nominim kanë shkuar Fitimi dhe Laurenti, transmeton Klankosova.tv.
Në nominim është edhe Sara, të cilën e çoi në këtë pozitë Fitimi me avantazhin e kapitenit.
01:00 - “U kry çdo sen!”, Gjesti i preferuari i publikut
Gjesti është konkurrenti i Big Brother VIP Kosova 3 që është votuar nga publiku si i preferuari i kësaj jave.
Në një televotim që është hapur në fillim të spektaklit ‘Prime’ të kësaj të hëne, publiku zgjodhi Gjestin si të preferuarin nga 11 banorët në këtë pikë të lojës.
“U kry çdo sen!”, tha Gjesti kur iu kumtua lajmi nga Jonida.
https://www.youtube.com/watch?v=eKbkuugs64A
00:37 - Mbyllet televotimi për banorin e preferuar
Është mbyllur televotimi për banorin e preferuar.
Publiku sonte ka zgjedhur se cili banor është i preferuari i tyre.
Më vonë gjatë Prime do të merret vesh se kush është ky banor.
00:36 - Fitimi me avantazh të kapitenit, e çon Sarën në nominim
Fitimi është zgjedhur kapiten për këtë javë në shtëpinë më të madhe në vend.
E për këtë ai kishte një avantazh për të çuar dikë në nominim.
E ai e zgjodhi Sarën që ta çojë direkt në nominim.
https://youtu.be/8FsmmyKFlkg
https://youtu.be/PlHzy-P6vVE
00:33 - Gresa tejkalon inatin me Xuxin e përqafon pas takimit me prindërit (VIDEO)
Gresa ka lënë anash inatin me Xuxin pas përplasjeve të vazhdueshme gjatë 72 orëve të fundit ku të dy nuk u kursyen nga ofendimet e rënda.
Megjithatë, Gresa përqafoi edhe Xuxin mes banorëve pas takimit që pati me prindërit e saj, transmeton Klankosova.tv.
Kujtojmë se prindërit e saj i lanë porosi që të përqafojë të gjithë banorët një e nga një.
Për të parë të gjithë momentin, klikoni videon në linkun më poshtë.
https://www.youtube.com/watch?v=tL2JWRMTaeU
00:20 - “Je krenaria e shtëpisë”, Gresa surprizohet nga nëna dhe babai i saj (VIDEO)
Banorja e shtëpisë më të madhe në vend, Gresa është surprizuar nga e ëma, Mukadezi.
Një takim shumë emocionues e shumë pozitiv ishte ky mes Gresës dhe nënës së saj, transmeton Klankosova.tv.
“Je krenaria e shtëpisë tonë, vazhdo të dhurosh dashuri”, i tha kështu nëna e saj Gresës.
“Vazhdo si je vajza ime, je më e mira, e lotin nuk dua të ta shoh në sy”, vazhdoi tutja zonja Mukadez.
Ndërsa Gresa nuk reshti duke i dhënë komplimente nënës së saj.
Por nuk ishte vetëm nëna ajo që e surprizoi Gresën, ishte edhe babai i saj, zotëri Ramadani.
Në momentin që Gresa pa babanë e saj, ajo iu hodh në përqafim të ngrohtë atij.
00:15 - Rrëfimi mes lotësh i Gresës, dy goditjet në familje që ishin kthesë në jetën e saj!
Konkurrentja e shtëpisë më të madhe në vend, Gresa ka dhënë një rrëfim prekës në lidhje me çka ka kaluar në jetë.
Ajo ka filluar nga fëmija për dashurinë për televizionin, teksa tregoi se kur ishte në shkollë të mesme ka vendosur për aktrimin.
Megjithatë, Gresa thotë se është bullizuar nga kolegët gjatë kohës sa ishte duke studiuar.
“Kam qenë shumë e bullizuar nga kolegët, e kam përjetuar rëndë, kam pasur shumë njerëz që më kanë ofenduar me lloj lloj fjalë, për një moment kam menduar që nuk mund të vazhdoj studimet me aktrim. Më thoshin ti je e trashë kurrkush nuk ka me të marrë, kur shkoja në shtëpi në Ferizaj qasha”, u shpreh Gresa.
Ndonëse, ajo u shpreh se pastaj i erdhën mundësitë në aktrim.
“Në vitin e tretë më vjen oferta për të luajtur në serial, më në fund po me çelen dyert, pas serialit u punësova në teatrin “Ardiana”.
Ajo ka treguar më pas për gjërat e vështira që ka përjetuar në jetë.
“Më vjen një mesazh prej babait, Kroni ka bërë aksident, por vetëm kaq. I ka pasë krejt gjymtyrët e thyer, e ka shkelur makina, ka qenë goditja më e rëndë që e kam përjetuar”, tha ajo.
“Rikuperimi i tij ka marrë shumë kohë, duhet të vlerësojmë njerëzit që kemi. Pas vëllait vjen edhe një goditje e fortë në familjen tonë. Baba ka përjetuar sulm, dhe nuk kemi mundur me pa, ka qenë në Shkup. Si pasojë e këtij sulmi e ka humbur njëri sy, me njërin sy nuk sheh. Tash është shumë mirë, shumë energjik, jam shumë e lumtur që i kam të katërt”.
Ajo ka folur edhe për lidhjen që ka, e që pret diçka prej tij kur del.
“Kam pasur një lidhje katër vjet, bëjë shumë për dashurinë, jam e gatshme të bëjë shumë. Por nuk jemi ndarë shumë keq, para se me hy më ka thënë të pres jashtë, a më pret nuk e di”.
Gresa gjithashtu se është duke e shijuar eksperiencën në Big Brother VIP Kosova 3 në maksimum.
“E kam shumë qejf shumë karrierën, kam qejf shumë me pasë fëmijë. Mund ta them eksperienca më e çmendur që e kam përjetuar në jetë. Pres me marrë role në filma dhe teatër, kam qejf të dhurojë shumë dashuri, kam mësuar se lumturia është gjithçka e qysh vjen”, përfundoi Gresa.
https://www.youtube.com/watch?v=Dq-LzqSPSj0
23:29 - Momenti kur Gjesti dhe Drenusha i thyejnë vezën njëri-tjetrit në kokë
“Veç për qejf, ke e diele, nuk u nejke, nuk ke asgjë personale”, ishte shprehur Gjesti pasi gjuajti me vezë në kokë Drenushën.
Teksa tentativa e tij ndaj Xhenetës dhe Vullnetit dështoi teksa Drenusha ia ktheu në të njëjtën mënyrë.
Banorëve në spektaklin ‘Prime’ iu shfaq klipi se si nisi e gjithë kjo ngjarje teksa pa dashje Gjesti i qeli në gjak buzën Vullnetit.
Për të parë se si ndodhi e gjithë ngjarja, klikoni videon në linkun më poshtë.
https://www.youtube.com/watch?v=1yMS1AALe9w&t=114s
https://www.youtube.com/watch?v=u82KvmxrOBc
23:12 - Përgjuesi i Vullnetit që “çmendi” shtëpinë (VIDEO)
Banorit të shtëpisë më të madhe në vend, Vullnetit iu dhurua një përgjues.
E me këtë diktafon, Vullneti ka shqetësuar të gjithë shtëpinë, transmeton Klankosova.tv.
Ai sa futi në debat Drenushën dhe Xhenetën, ashtu bëri edhe me Rovenën dhe Xuxin.
Por më madhorja ishte ‘zbulimi’ i planit hakmarrjes së Gjestit karshi Xhenetës.
Për të kuptuar më shumë, klikoni në videon e mëposhtme:
22:45 - "U kanë katastrofë", Gjesti dhe Xheneta sërish me dramë në darkë
Gjesti dhe Xheneta kishin një darkë, që dukej si romantike.
Megjithatë një gjë e tillë nuk ndodhi sepse ata nuk arritën të sqaroheshin.
Pasi përfundoi darka, Gjesti ishte i revoltuar duke hedhur gjërat.
E për këtë darkë u shpreh edhe Xheneta e zhgënjyer.
“Darka u kanë katastrofë, zhgënjim më të madh kurrë nuk kam parë”, është shprehur Xheneta.
Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme:
https://www.youtube.com/watch?v=BiQ_osmyXWY
22:17 - Këto ishin momentet më interesante nga sfida e buxhetit, sa për qind morën banorët? (VIDEO)
Banorët e shtëpisë më të famshme në vend pas disa javëve me buxhet të ulët janë përkushtuar në sfidë.
Kësisoj, ata kanë krijuar veshje me materiale të reciklueshme duke treguar kreativitetin e tyre, transmeton Klankosova.tv.
Ata morën 100 për qind buxhet këtë javë e kjo gjë i gëzoi shumë.
Për të parë se si ia dolën në sfidë dhe si reaguan me kumtimin e buxhetit, klikoni videon në linkun më poshtë.
https://www.youtube.com/watch?v=PY_M_QZ3KxU
22:11 - Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i dha 'sinjale'
Konkurrenti i Big Brother VIP Kosova 3, Xuxi po aludon se Gresa ka pëlqim për të.
Madje ai ka treguar një moment në kohën kur ka hyrë për herë të parë brenda shtëpisë.
“Në ditën që kam hyrë më ka ftuar me fjet me të, unë me asnjë femër nuk flejë në shtrat, tre muaj rri në tokë flejë, e në shtrat jo”, u shpreh Xuxi.
https://www.youtube.com/watch?v=__2HhJ3ePMs
22:10 - “E, e, e…”, plas debati mes Milaim Zekës dhe Xuxit (VIDEO)
Klipi ku Xuxi dhe Gresa përplasen ashpër, ka bërë që të debatohen edhe më fortë Xuxi dhe opinionisti Milaim Zeka.
“Është shumë e vështirë të komentosh një lojë kaq të pisët, kaq të ndyrë dhe kaq kërcënuese. Është zero me 100 ‘hajni’ të Gjestit, sjellja e Xuxit që ka bërë në atë klip. E para është e nëmura që ia bën Gresës, dhe e dyta kërcënimi duke i thënë ‘çka di unë për ty prej jashtë”, u shpreh Milaimi.
E Xuxi nisi ta kundërshtonte opinionistin, çka bërë që të shpërthente një debat edhe më i fortë mes tyre.
“Mos bë e, e, e, por dëgjo”, dëgjohet duke i thënë ndër të tjera Milaimi, Xuxit.
Për detaje shtesë, klikoni në videon e mëposhtme:
21:57 - Tentim për puthje e ofendime të rënda, momentet më dramatike mes Xuxit dhe Gresës (VIDEO)
Xuxi dhe Gresa nuk kanë qenë në ditët më të mira të raportit të tyre brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova, kësisoj ata janë përplasur ashpër me njëri-tjetrin.
Madje ata as nuk kursyen njëri-tjetrin nga ofendimet më të rënda teksa raporti degradoi gjatë 72 orëve të fundit kur Xuxi akuzoi Gresën se ka pëlqim ndaj tij, transmeton Klankosova.tv.
Në një klip të përmbledhur në ‘Prime’ u shfaq gjithë raporti me ofendimet dhe përplasjet mes tyre.
Më poshtë mund të shihni gjithë përplasjes mes Gresës e Xutit.
https://www.youtube.com/watch?v=dETxMrmTlRc
21:42 - Olta e ashpër me Gjestin: T’i futësh duart në dollap, njëjtë si t’i futësh në çantë (VIDEO)
Opinionistja e Big Brother VIP Kosova 3, Olta Gixharri është treguar e ashpër me Gjestin, i cili ia ‘vodhi’ siç e kategorizon ajo, cigaret e Xuxit.
“Veprimi që ke bërë është i patolerueshëm. T’i futësh duart në dollap, është njëjtë si t’i futësh në çantë, janë njësoj dhe quhet vjedhje”, u shpreh Olta ndaj Gjestit.
Për detaje shtesë, klikoni në videon e mëposhtme:
21:33 - Dramë e madhe - Klipi që paraqet gjendjen e Xuxit, në mungesë të cigareve
Konkurrenti i shtëpisë më të madhe në vend Xuxi nuk ka qenë në gjendje të mirë.
Kjo për shkak të mungesës së cigareve, ai madje është revoltuar ndaj banorëve.
Ai u ka kërkuar llogari banorëve që kush ia mori cigaret.
Në lidhje me këtë është përgatitur një klip i veçantë, të cilin mund ta ndiqni në videon e mëposhtme:
https://www.youtube.com/watch?v=KIsCvKR9JS8
21:26 - Hapet televotimi për të preferuarin e publikut
Në Big Brother VIP Kosova 3 është hapur televotimi për të preferuan tuaj.
Televotimi është hapur zyrtarisht dhe i njëjti do të zgjasë deri në fund të spektaklit ‘Prime’ sonte.
Publiku mund të votojë për të preferuarin e tij mes 11 banorëve në shtëpinë më të famshme në vend teksa dy më pak të votuarit e publikut po të jenë në nominim.
Prandaj, mos humbisni kohë – votoni të preferuarin tuaj!
https://www.youtube.com/watch?v=LGwTdcdzLgw
21:23 - Lela komunikon me Leon, i bën një paralajmërim që se priste!
Lela ka komunikuar me Leon për herë të parë pasi ka dalë nga shtëpia.
Ajo nga studio e Big Brother VIP Kosova 3, i ka dhënë një paralajmërim.
“Ti aty brenda je mirë, po të përshëndetin mami, babi, vëllai, motra, e ke një familje të mrekullueshme. E kam parë klipin e këngës, edhe është mirë ti me nejt aty brenda sa ma gjatë se ke me pasë problem”, u shpreh Lela.
Për më shumë shikojeni videon e mëposhtme:
https://www.youtube.com/watch?v=Y34L9UIHqsA
21:20 - “Ti je jashtë, unë brenda”, Gjesti nuk përmbahet ndaj Lelës (VIDEO)
Ish-konkurrentja e Big Brother VIP Kosova, Lela është rikthyer këtë ‘Prime’.
Ajo pati disa fjalë për banorin e shtëpisë më të madhe në vend, Gjestin.
“Ndoshta ti më ke qit jashtë, por je njeri shumë zhgënjyes”, u shpreh Lela, transmeton Klankosova.tv.
“Ti je jashtë, unë brenda”, kaq pati për t’i thënë Gjesti, Lelës.
Për detaje shtesë, klikoni në videon e mëposhtme:
21:20 - Lela ‘kthehet’ në Big, flet se çka ndodhi jashtë (VIDEO)
Ish-konkurrentja e Big Brother VIP Kosova, Lela, ka shprehur mirënjohjen e saj ndaj produksionit pasi tregoi se po merr shumë dashni jashtë formatit.
Lela u kthye në spektaklin ‘Prime’ teksa tregoi se ende është duke marrë vetën.
Mes tjerash ajo tregoi nga cilët banorë u zhgënjye, por për të parë më shumë klikoni videon në linkun më poshtë.
https://www.youtube.com/watch?v=tVx42js2Eug
21:15 - "Gjesti super lojtar" - Milaim Zeka komenton zhvillimet e fundit në shtëpi
Opinionisti i Big Brother VIP Kosova 3, Milaim Zeka, ka komentuar zhvillimet e fundit në shtëpinë më të madhe në vend.
Në veçanti, Zeka përmendi lojën e mirë që po bën Gjesti.
“Me përmbledh disa fjali, ka qenë një javë dramatike sepse thyerja e vezëve ka qenë një gjetje fenomenale e Gjestit”, u shpreh Milaimi.
“Banorët e kanë kuptuar që Gjesti po tregohet super lojtar dhe po luan me nervat e të gjithëve”.
https://www.youtube.com/watch?v=gjaBp12PvYs
21:12 - “Enca” shfaqet papritmas në Big Brother – Banorët befasojnë me dukjen (VIDEO)
Banorët e shtëpisë më të madhe në vend kanë befasuar mbrëmjen e sotme të Prime-it.
Dikush u shfaq si ‘Enca’, dikush si ‘Borëbardha’ e dikush si ‘Cher’, transmeton Klankosova.tv.
Për të kuptuar se kush është kush, klikoni në videon e mëposhtme:
Spektakli ‘Prime’ i 20-ti me radhë, sonte do të sjellë shumë surpriza e të papritura për miliona ndjekës të këtij formati televiziv.
Prindërit e Gresës pritet të vizitojnë të bijën brenda shtëpisë, në një takim që askush nuk e priste! Pas ngjarjeve dramatike të mbrëmshme, ky moment emocionues mund të sjellë sqarime.
A do të ndodhë përballje mes prindërve dhe Xuxit?
Si do të reagojë Gresa për këtë surprizë të papritur dhe çfarë ndikimi do të ketë në dinamikën e shtëpisë?
Po ashtu do të diskutohet edhe për përplasjet e banorëve të tjerë gjatë gjithë javës.
‘Prime’ do të nis nën prezantimin e nikoqirëve Alaudin Hamiti dhe Jonida Vokshi, teksa opinionet e tyre do t’i japin Olta Gixharri dhe Milaim Zeka.
Spektakli transmetohet ekskluzivisht në ekranet e Klan Kosova dhe ArtMotion, si dhe LIVE në kanalin zyrtar në Youtube, të Big Brother VIP Kosova.
https://www.youtube.com/watch?v=u7ldyoS0R9Q
●●●
N
SHKRIMI NGA
NP
Editorial nga Klan Kosova — ndjek big brother vip dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.