Prime i 19-të i Big Brother VIP Kosova ka nisur sonte në ora 21:00 dhe pritet të sjell plot emocione dhe surpriza.
https://www.youtube.com/watch?v=Pyl0eNRz220
Olta i drejtohet Dolces: Po sillesh arrogante, ke ndërhyrë në një marrëdhënie të pasqaruar
Opinionistja e Big Brother VIP Kosova, Olta Gixhari i ka thënë Dolces se po sillet në mënyrë arrogante ndaj Albës.
Ndërkaq, për raportin me Limin, ajo i tha Dolces që ka ndërhyrë në një marrëdhënie që s’ka qenë e sqaruar.
“Më bën shumë përshtypje sjellja jote, ke filluar të sillesh në mënyrë shumë arrogante. Ti ke ndërhyrë padiskutim në një marrëdhënie që nuk ishte aspak e sqaruar”, u shpreh Olta.
Limi injoron Albën: Fol me Ludon, me mua s'ke çka flet
Diskutimet mes Albës dhe Limit kanë vazhduar edhe këtë Prime.
Gjatë këtij spektakli është diskutuar edhe raporti i Albës me Ludon, gjë të cilën e ka komentuar edhe Limi.
Madje, lidhur me këtë, në një moment Limi edhe e ka injoruar Albën.
“Fol me Ludon, me mua s'ke çka flet”, është shprehur ai.
Limi: Nëse del Alba, Ludo do të mërzitet më së shumti
Pasi Alba ka kërkuar largimin nga shtëpia, këtë gjë e ka komentuar edhe Limi.
Ai është shprehur që nëse kjo gjë ndodh, atëherë Ludo do të jetë banori që do të mërzitet më së shumti për të.
“Nëse Alba del sonte, siç thotë ajo, personi që do mërzitet më së shumti në shtëpi, do të jetë Ludo”, është shprehur Limi.
Ludo i bindur: Limi shpirtërisht është ende i lidhur me Albën
Banori i Big Brother VIP Kosova, Ludo ka komentuar raportin mes Limit dhe Albës.
Ai është shprehur i bindur se Limi shpirtërisht është ende i lidhur me Albën, përcjell Klankosova.tv.
“Unë jam 100 për qind i sigurt që Limi shpirtërisht është ende i lidhur me Albën”, është shprehur Ludo.
Alba kërkon sërish largimin nga Big Brother
Edhe sonte në Prime ka ndodhur një debat në lidhje me raportin mes Albës, Limit dhe Dolces.
Gjatë këtij debati, Alba sërish ka kërkuar që të largohet nga shtëpia.
“Dua të dal”, është shprehur ajo.
“Jeta jote është një gënjeshtër”, plas debati mes Limit dhe Albës
Sonte në Prime të Big Brother VIP Kosova është diskutuar raporti mes Ludos dhe Albës, për të cilin kjo e fundit tha se nuk ka asgjë mes tyre.
Në këtë diskutim është përfshirë edhe Limi, duke i thënë Albës se jeta e saj është gënjeshtër.
“Jeta jote është një gënjeshtër”, është shprehur Limi.
Tensionohet debati mes Kushtrimit dhe Ludos në Prime (VIDEO)
Sonte në Prime janë diskutuar tema e situata të ndryshme të ndodhura brenda shtëpisë.
Gjatë këtij spektakli, një debat ndodhi edhe mes dy banorëve, Kushtrimit dhe Ludos.
Në një moment ky debat edhe është tensionuar, gjë të cilën mund ta shihni në videon e mëposhtme:
https://www.youtube.com/watch?v=Wczpg-rEbh8
Labi hedh dyshime se Limi dhe Alba kanë bërë plane nga jashtë
Labinot Rexha sonte në Prime ka komentuar raportin mes Albës dhe Limit.
Ai ka hedhur dyshimet se dyshja ka bërë plane nga jashtë, përcjell Klankosova.tv.
“Unë kam dyshime që Limi dhe Alba kanë bërë plane nga jashtë”, tha ai.
Debat mes Elijonës dhe Dolces: Iu fute në mes çiftit
Dolce ka reaguar për raportin me Limin, duke kërkuar nga banorët që të mos e paragjykojnë vetëm ate.
Ajo përmendi edhe rastin e Elijonës me Klodin.
“Pse e kapin me mua nuk është sjellje e mirë, ndërkohë që Elijona i është futur në mes çiftit”, tha Dolce.
Dolce: S'do afrohesha me Limin, nëse do të ishte në lidhje me Albën
Dolce ka folur sonte në Prime në lidhje me raportin e saj me Limin, duke thënë se nuk ka hyrë në mes të dy personave.
Ajo u shpreh se nuk do t’i afrohej Limin, nëse ai do të ishte në lidhje me Albën, përcjell Klankosova.tv.
“Dolce nuk është futur në mes të askujt, Limi më ka dhënë hapësirën që unë t’i afrohem. Unë nuk do ta kisha hapur kurrë këtë muhabet që unë e njoh, nëse e dija që këta dy janë të lidhur, unë e di që këta nuk janë të lidhur, nuk kanë më asgjë bashkë, nuk do ta kisha hapur fare këtë muhabet nëse do të vinte Limi dhe do të rrinte afër Albës”, u shpreh ajo.
Labinoti mesazh të dashurës: Kërkoj falje që s’të përmenda, mendjen e kam te kujtimet me ty
Banori i Big Brother VIP Kosova, Labinoti i është drejtuar me mesazh të dashurës së tij, Matildës, me të cilën tha se para hyrjes në shtëpi, kishin një krizë.
Ai i kërkoi falje asaj që nuk e ka përmendur në BBVK, derisa tha se e ka mendjen tek kujtimet e krijuara bashkë.
“Unë i jap vlerë dhe gjithmonë e kam mendjen tek kujtimet që i kemi pasur dhe tek lidhja që e kemi pasur. Gjatë kohës që kam jetuar në këtë shtëpi, kam reflektuar shumë rreth lidhjes tonë dhe kam menduar shpesh për ty, e di dhe mund ta marrë me mend që të ka lënduar gjesti që e kam bërë”, tha ai.
Por, Labinoti iu drejtua asaj duke i thënë që në letrën e dërguar, do të duhej ta sqaronte raportin që e kishin para hyrjes së tij në shtëpi.
“Kërkoj falje që nuk të kam përmendur, por nuk e kam parë të arsyeshme, duke konsideruar faktin që javëve të fundit që ne e kemi cekur që lidhja jonë ka përfunduar dhe do t’i sqarojmë gjërat kur të dal jashtë”.
“Po më duket pak jo fer nga ana jote që nuk e ceke dhe nuk e sqarove këtë pjesë që e kemi pasur krizën dhe gjërat nuk kanë qenë aq të qarta sa i prezantove ti”, u shpreh Labi./Klankosova.tv
Puthja me Bian, Labinotit i vjen letër nga e dashura (VIDEO)
Matilda, e dashura e Labinot Haxhiut i ka dërguar letër atij pas puthjes që pati me Bian.
Ajo i tha se është ndier e parespektuar pasi puthi një grua tjetër.
“Ti nuk je as gjysma e burrit që mendon që je, dhe as gjysma e burrit që unë mendoja se kisha”, tha Matilda.
Ndiqeni videon për më shumë:
“Po bëjë edhe unë si gay…” – Hygerta eskalon ndaj Londrimit (VIDEO)
Në një debat me Londrimit gjatë Prime-it, Hygerta ka eskaluar duke i thënë se ka arritur të bëj lojë deri më tani duke u shtirur si “gay”.
Ajo ndër tjerash i tha se edhe vetë mund ta “kap një vajzë dhe ta bëj një gjë të tillë, por nuk bën”.
Ndiqeni videon
Leonora ia thotë Londrimit: Do doja ta kisha një shok si ty
Opinionistja e Big Brother VIP Kosova, Leonora Jakupi ka komentuar situatën mes Klodit dhe Londrimit.
Ajo është shprehur se do të donte ta kishte jashtë shtëpisë një shok si Londrimi, përcjell Klankosova.tv.
“E mira jote është që ti shokut shkon ia thua në sy, sikurse e pyete për seksualitetin e tij, që për mua është e admirueshme dhe besom do të doja shumë ta kisha një shok si ti jashtë shtëpisë”, është shprehur ajo.
Çka po ndodh me shoqërinë e Klodit, Londrimit dhe Elijonës? (VIDEO)
Klodi, Londrimi dhe Elijona janë tre banorët e Big Brother VIP Kosova, të cilët brenda shtëpisë kanë krijuar një shoqëri.
Por, kohëve të fundit distancimi mes tyre është parë si një krisje e kësaj shoqërie.
Sonte në Prime është paraqitur një klip, ku është përmbledhur i gjithë debati mes tyre.
https://www.youtube.com/watch?v=yCMYZ53AOhc&t=3s
Diçka që u diskutua edhe sonte në Prime është një pyetje që Londrimi ia ka bërë Klodit.
“A je biseksual?” – ka qenë pyetja e bërë nga Londrimi, e cila nxiti shumë debat.
Më poshtë mund të shihni edhe klipin që përmbledh gjithë situatën.
https://www.youtube.com/watch?v=17wGS-uLwFI&t=1s
Shfaqet klipi i këngës së re të Big Brother VIP Kosova, ja si reagojnë banorët
Tashmë ka nisur Prime i 19-të i Big Brother VIP Kosova.
Që në fillimin e këtij spektakli është shfaqur për publikun dhe banorët klipi i këngës së re të Big Brother VIP Kosova.
Banorët e kanë shijuar këtë klip dhe janë dukur të lumtur gjatë shfaqjes së tij./Klankosova.tv
●●●
VZ
SHKRIMI NGA
Vanesa Zhugolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.