Suksesi i madh i Big Brother VIP Kosova po rritet dita-ditës.
Për herë të parë, një spektakël shqiptar, në këtë rast BBVK - do të realizojë shkëmbim banorësh me Grande Fratello Italy.
Lajmin e ka bërë të ditur prezantuesi Alaudin Hamiti, i cili zbuloi se Dolce është përzgjedhur të udhëtojë drejt Italisë për një javë.
https://www.youtube.com/watch?v=jjtRMMos5aw
Këta banorë iu bashkuan Londrimit, Albës dhe Benitës - Vëllai i Madh e hapi televotimin (VIDEO)
Është hapur zyrtarisht televotimi nga Vëllai i Madh për Big Brother VIP Kosova 4.
Nga nominimet që kanë bërë banorët për njëri-tjetrin në nominim kanë shkuar Getoari, Klodi, Bia, Nailiri, Edi, Sasa, Toney dhe Linda.
Të gjithë banorët e lartëpërmendur janë në nominim edhe me Londrimin, Albën dhe Benitën, të cilët ishin në nominim direkt nga Vëllai i Madh për shkak të thyerjes së rregullave. /Klankosova.tv
https://www.youtube.com/watch?v=YgM_kxlv8nI
Pjesa e dytë e nominimeve nga banorët e BBVK4 (VIDEO)
Banorët e Big Brother VIP Kosova 4 kanë vazhduar pjesën e dytë të nominimeve në Prime-n e tretë.
Në shtëpinë më të madhe në vend në nominim direkt nga banorët deri tani janë Londrimi, Benita dhe Alba.
Në pjesën e dytë të banorëve që shprehën nominimet janë si më poshtë:
Bia ka nominuar Lindën dhe Sasën. Toney ka nominuar Getoarin dhe Sasën. Hygerta nominoi Edin dhe Bian.
Nailiri ka nominuar Edin dhe Dolcen. Edi ka nominuar Ibron dhe Bian, Alba ka nominuar Sasën dhe Toneyn. Klodi ka nominuar Edin dhe Lindën.
E papritur Linda Rei, kërkon largimin nga shtëpia (VIDEO)
Linda Rei sonte derisa ka qenë në dhomën e rrëfimeve ajo ka kërkuar që të largohet nga shtëpia e Big Brother VIP Kosova 4.
Ajo tha se nuk ndjehej mirë dhe dëshironte që të dilte, e njëjta nuk pranoi që të japë dy emra të banorëve të tjerë derisa kishte për t’i nominuar.
Ndonëse Alaudinimi dhe Jonida i thanë të njëjtës se aparatura të cilën ajo e kërkon për shëndetin e saj është porositur në shtetin e Zvicrës dhe është duke ardhur për të në Kosovë, ajo tha se nuk dëshiron që të qëndrojë.
https://www.youtube.com/watch?v=9kmRwCrMx2Y
“Kom me ta palu” – Shkurta e pret me deklaratë të ashpër Labinot Rexhën (VIDEO)
Këngëtari Labinot Rexha është futur sonte në Big Brother VIP Kosova 4, pas televotimit që u bë nga publiku.
Ai, sapo hyri në shtëpinë më të madhe në vend, tha “Bismilah”, ndërsa më pas i përshëndeti të gjithë banorët.
Nga të tjerët, Labinoti u mirëprit dhe u përshëndet, por ishte Shkurta ajo që menjëherë e priti me një mori akuzash.
Shkurta i tha Labinotit se ka ardhur për të “ekstra” dhe jo nga publiku. Këngëtari e mohoi këtë, duke u shprehur se në BBVK4 është futur nga publiku.
“E ke përdorur fotografinë time shumë, por mos ta ndijë, do ta paloj dhe do ta hekuros shumë mirë”, i tha Shkurta Labinotit. /Klankosova.tv
https://www.youtube.com/watch?v=5khrfWK6DQU&t=15s
https://www.youtube.com/watch?v=xTEURXBBggU
https://www.youtube.com/watch?v=6EyvKXwtOho
Labinot Rexha futet në Big Brother VIP Kosova 4 pas televotimit nga publiku (VIDEO)
Këngëtari Labinot Rexha është futur në Big Brother VIP Kosova 4 pas televotimit nga publiku në Prime-n e tretë.
Rexha ka kërkuar për një kohë të gjatë që të futet në shtëpinë më të madhe në vend. I njëjti para disa jave kishte organizuar edhe një protestë për t’u futur në edicionin e katërt të Big Brother VIP Kosova.
E kërkesat e tij i mori parasysh Vëllai i Madh, duke e hapur sonte një televotim për publikun se a dëshiron që këngëtari të jetë pjesë e BBKV4. /Klankosova.tv
https://www.youtube.com/watch?v=KO9L-9yqt2I
Hygerta surprizohet me arushin e vajzës, emocionohet shumë (VIDEO)
Befasitë nga Vëllai i Madh në Prime-n e tretë nuk patën të ndalur.
Kësaj radhe në Big Brother VIP Kosova 4 u mendua edhe për Hygertën.
Asaj iu soll një dhuratë, të cilën duhej ta hapte, dhe aty i doli dhurata më e këndshme.
Nën emocione të mëdha, Hygerta mori në duar një arush të vajzës së saj. /Klankosova.tv
https://www.youtube.com/watch?v=90XMO70j5XM
A i mori vota për të hyrë në shtëpi Labinoti, çka thanë Olta dhe Leonora? (VIDEO)
Ndonëse tashmë është mbyllur televotimi për futjen e këngëtarit Labinot Rexha në Big Brother VIP Kosova 4, opinionistet Leonora Jakupi dhe Olta Gixhari nuk lanë pa i dhënë vëmendje këtij televotimi.
Të dyja ato u shprehën se besojnë që Rexha do t’i ketë votat e publikut për t’u futur brenda shtëpisë më të madhe në vend.
Për të dëgjuar deklaratat e tyre shikoni videon më poshtë:
https://www.youtube.com/watch?v=d2RBLq3As-A
Del videoja, ja çfarë pinte Dolce, e fshehur nën dollap (VIDEO)
Së fundmi janë shtuar pyetjet dhe kurioziteti se çfarë bënte Dolce disa herë me radhë nën dollapin që ndodhet në oborrin e shtëpisë më të madhe në vend, Big Brother VIP Kosova 4.
Ndonëse asaj vazhdimisht i është tërhequr vërejtja nga Vëllai i Madh, banorja nuk e ka ndalur veprimin e saj.
Në pamjet e publikuara nga Vëllai i Madh, Dolce shihej duke pirë cigare fshehurazi.
Asaj i është tërhequr vërejtja e fundit sonte, në Prime-n e tretë, që të mos e bëjë më këtë veprim. /Klankosova.tv
https://www.youtube.com/watch?v=rqkBkCy8Xfs&t=1s
Mbyllet zyrtarisht televotimi për Labinotin për t'u futur në BBVK4 (VIDEO)
Këngëtari Labinot Rexha vazhdimisht ka kërkuar për një kohë të gjatë që të futet në shtëpinë më të madhe në vend, Big Brother VIP Kosova 4.
Kësaj radhe, Vëllai i Madh ka dëgjuar kërkesat e tij, ai në Prime-n e tretë e ka hapur një televotim për publikun, me pytjen se a dëshirojnë që Labinoti të futet në shtëpinë e BBVK4.
Televotimi për këngëtarin ka qëndruar i gjatë për një kohë dhe tashmë është mbyllur. /Klankosova.tv
https://www.youtube.com/watch?v=uqQ3lw_8BoM
Leonora - Edit: Mos na u lig he mashkull (VIDEO)
Sonte në Prime-n e tretë të Big Brother VIP Kosova 4 është komentuar dashuria që ka lindur në mes të Dolces dhe Edit.
Të dy banorët e shtëpisë më të madhe kanë treguar ndjenjat që kanë lindur për njëri-tjetrin, dhe që nuk po munden të rezistojnë.
Kjo gjë nuk mbeti pa u komentuar as nga opinionistja Leonora Jakupi, e cila i ka thënë Edit: “Mos na u lig he mashkull”.
https://www.youtube.com/watch?v=cjNvJwMhvI0
Këto janë nominimet e para të banorëve të BBVK4 (VIDEO)
Banorët e Big Brother VIP Kosova 4 sonte e kanë bërë nominimin e parë.
Deri tani në nominim direkt kanë shkuar Londrimi, Alba dhe Benita, atyre do t’u bashkangjitet edhe disa banorë të tjerë.
Dolce ka nominuar Nailirin dhe Klodin. Londrimi ka nominuar Getoarin dhe Lindën. Shkurta ka nominuar Edin dhe Elijona. Getoari e nomoi Klodin dhe Bian.
Sasa ka nominuar Bian dhe Klodin. Kushtrimi ka nominuar Klodin dhe Elijonën. Ndërsa Benita ka nominuar Getoarin dhe Nailirin.
Getoari ka nominuar Toneyn dhe Bian. Elijona ka nominuar Shkurten dhe Nailirin.
Për të parë nominimet e të gjithë banorëve shikoni videon më poshtë:
https://www.youtube.com/watch?v=5Z-wR3g8A-Y&t=6s
Shfaqet në “Prime” momenti i puthjes mes Dolces dhe Edit, por çka thanë në dhomë të rrëfimit?
Dy banorët e Big Brother VIP Kosova, Dolce dhe Edi kanë nisur një romancë brenda shtëpisë.
Gjatë javës ata edhe kanë dhënë puthjen e parë, moment ky i cili u shfaq edhe sonte në “Prime”.
Edi dhe Dolce marrëdhënien e tyre e kanë komentuar edhe në dhomën e rrëfimeve.
Për të kuptuar se çfarë thanë ata, ndiqni videon në vazhdim:
https://www.youtube.com/watch?v=TGvi46EPCUk&embeds_referring_euri=https%3A%2F%2Fklankosova.tv%2F&source_ve_path=MjM4NTE
Hygerta: Me Londrimin nuk do ndaj kohë më, është pa karakter
Hygerta ka thënë se brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova 4 do të qëndrojë me personat që i pëlqenë më shumë.
Në Prime-n e sotme ajo tha se nuk do të qëndrojë më vetëm me Londrimin, duke e quajtur të pa karakter.
“Nuk kam ndërmend se dua të krijoj një pol, unë dua të rri me njerëz që ndjehem mirë dhe që ndaj të njëjtat ide”.
“Me Londrimin është e sigurt që më nuk do të qëndroj sepse për mua është pa karakter fare, është një klaun që dëshiron vetëm të argëtoj njerëzit, por karakter nuk ka”, tha Hygerta.
https://www.youtube.com/watch?v=b8Go5I6NRdA&embeds_referring_euri=https%3A%2F%2Fklankosova.tv%2F&source_ve_path=MjM4NTE
Linda, Bias: Je si një karkalec me dy c*** plastike
Një debat i ashpër është krijuar sonte mes Bias dhe Lindës.
Bia e ka akuzuar në Prime-n e tretë Lindën se është xhelozer për të dhe se nuk e komplimenton kurrë, banorja u shpreh se Linda Ry xhelozon të gjitha vajzat e shtëpisë.
Kjo deklaratë e nervozoi Lindën, duke i thënë ashpër se nuk ka asnjë arsye që të xhelozojë për Bian.
Në një moment Linda i tha Bias: ”Je si një karkalec me dy c*** plastike”.
https://www.youtube.com/watch?v=JkKE9QRNaQU&embeds_referring_euri=https%3A%2F%2Fklankosova.tv%2F&source_ve_path=MjM4NTE
“Është ligësia e shtëpisë”, dramë mes Linda Reit, Bia, Hygertes dhe Londrimit
Një diskutim sonte në Prime ka ndodhur mes dy banorëve të Big Brother VIP Kosova, Londrimit dhe Linda Rei.
Ai është shprehur se Linda Rei është ligësia e shtëpisë.
https://www.youtube.com/watch?v=PuZnVumqQc8
Gjatë javës ka pasur dramë në shtëpi, ku përplasja ka nisur mes Linda Reit, Bia, Hygertes dhe Londrimit.
https://www.youtube.com/watch?v=_8psr4XAYdM&embeds_referring_euri=https%3A%2F%2Fklankosova.tv%2F&source_ve_path=MjM4NTE
Hygerta sonte në Prime ka bërë edhe një deklaratë të ashpër ndaj Londrimit.
“Ky është një njeri pa karakter”, është shprehur Hygerta për Londrimin.
https://www.youtube.com/watch?v=c_PvXL0uQzQ&embeds_referring_euri=https%3A%2F%2Fklankosova.tv%2F&source_ve_path=MjM4NTE
“Jam krenar me ty” – Babai i Elijonës shfaqet me mesazh për të bijën
Sonte Elijona e pati një video-mesazh nga babai dhe vëllai i saj.
Babai i Elijonës i ka përshëndetur të gjithë produksionin e Big Brother VIP Kosova 4 dhe banorët e tjerë, por veçanërisht tha se e përshëndet vajzën e tij për të cilën tha se e bënë krenar.
“Dua t’i them, Elijona të dua shumë, jam shumë krenar me ty e ke mbajtur premtimin shpresoj që ta mbash deri në fund premtimin që ma ke dhënë para se të hysh”.
“Dua të të them se babai të do shumë”, ishin fjalët që ia tha babai i vet Elijonës.
Në fund të klipit u shfaq edhe vëllai i saj duke i thënë: “Të dua Eli, forca Eli”.
https://www.youtube.com/watch?v=8f0fvPACTIg&embeds_referring_euri=https%3A%2F%2Fklankosova.tv%2F&source_ve_path=MjM4NTE
“Për hir të fëmijës bëni gjithçka”, Leonora shpërthen në lot gjatë Prime-it
Opinionistja e Big Brother VIP Kosova 4, Leonora Jakupi, ka shpërthyer në lot gjatë një momenti shumë emocional në Prime.
Ajo ka treguar se si ka përjetuar dhimbje të thellë pas leximit të lajmeve në media për jetën e konkurrentes Elijona Binakaj.
Ajo ka apeluar që prindërit të kenë unitet dhe mirëkuptim për mirëqenien e fëmijëve.
“E mora telefonin dhe lexova lajmet në mediat tonë, hyna me hulumtu për jetën e Elijonës, vërtetë ato që shkruheshin për të vërtetë mua ma thanë shpirtin. Përveç dhimbjes që ka, sepse nëna është e shenjtë, ajo që shkruhej në media për humbjen e saj, ku ka shku, ku ka qenë, për mua ka qenë shokuese”, tha ajo.
“Le të jetë ky Big Brother një mësim për të gjithë ato nëna, e baballarë që kalojnë në divorce. Apeloj që për hirë të fëmijut, për hirë të fëmijut bëni gjithçka”, tha Leonora.
https://www.youtube.com/watch?v=xc9EagZq_PQ&embeds_referring_euri=https%3A%2F%2Fklankosova.tv%2F&source_ve_path=MjM4NTE
Banorët të prekur në shpirt nga tragjedia e Elijonës, s’i ndalin lotët
Banorja e Big Brother VIP Kosova 4, Elijona ka ndarë një rrëfim shumë emocionues dhe prekës për jetën e saj,
Ajo ka ndarë me banorët dhe publikun dhimbjen e madhe që ka përjetuar pas humbjes së nënës dhe motrës në një aksident tragjik.
Pas këtij rrëfimi, të gjithë banorët janë prekur dhe nuk kanë mundur t’i ndalin lotët.
Mes lotësh, Elijona rrëfen se si humbi nënën dhe motrën në aksident
Banorja e “Big Brother VIP Kosova 4”, Elijona, ka ndarë një rrëfim shumë emocionues dhe prekës për jetën e saj, ku ka zbuluar dhimbjen e thellë që ka përjetuar pas humbjes së nënës dhe motrës në një aksident tragjik.
Me lot në sy, Elijona ka përshkruar momentet e vështira kur, më 25 korrik, u nis për në Kosovë me autobus, por rruga përfundoi në tragjedi.
“Jena nis me autobus për në Kosovë, dhe menzi prisnim me mbërrit. Nuk ka pasur më të lumtur. Me 25 korrik, në ora 6:20, kam dëgjuar njerëz duke bërtitur, dhe veç e mbaj mend që kam dalë e kam qenë krejt vet. Kur e kam pa që e kam motrën e madhe, m’u hek një dert, por motra tjetër mungonte. Babi dhe vëllai ishin në Gjermani, na ishim vetëm vëllai dhe motrat”, tregon Elijona.
“Jena kanë duke e kërkuar, e pastaj kam pa kamën e mamit dhe ia tregova motrës. Jam dalë në rrugë dhe e thirra babin në telefon, sepse e gjeta telefonin e mamit në rrugë. E kam thirr babin dhe i thashë se kishim pasur aksident. Babi u nis të vinte në Kroaci. Për motrën, kishim mbajtur shumë shpresë”, rrëfeu Elijona.
“Më mungon mami dhe motrat, dhe më mungon të gjej shpinë vetëm me gëzim”.
Elijona foli edhe për dashurinë ndaj babait, për të cilin tha se e ka “pikë të dobët”.
Fëmijët i urojnë ditëlindjen, Dini përfshihet nga emocionet
Befasitë sonte nuk patën të ndalur për Alaudin Hamitin pasi pati ditëlindjen e tij.
Ai mori një urimesh nga banorët dhe produksioni, por edhe nga fëmijët e tij, vajza dhe dy djemtë.
Të tre fëmijët e Alaudinit u shprehën të lumtur dhe krenar për arritjet që i ka babai i tyre. /Klankosova.tv
Dolce në Grande Fratello, Olta: Nuk do kthehet, s’e lë italiani
Dolce do të jetë banorja që do të dërgohet të premten e kësaj jave në Grande Fratello në Itali.
E këtë gjë e ka komentuar edhe opinionistja e Big Brother VIP Kosova, Olta Gixhari.
“Dolce nuk do kthehet, s’e lë italiani”, është shprehur ajo./Klankosova.tv
https://www.youtube.com/watch?v=if7JDz30H6Q&embeds_referring_euri=https%3A%2F%2Fklankosova.tv%2F&source_ve_path=MjM4NTE
Momente emocionale, banorët urojnë Alaudinin për ditëlindje
Moderatori Alaudin Hamiti sonte e ka ditëlindjen.
Nga produksioni i Big Brother VIP Kosova 4 nuk munguan aspak befasitë ndaj Alaudinit.
Këtë herë banorët atij i bënë një befasi me fishezjarre dhe i kënduan këngën e ditëlindjes të gjithë.
https://www.youtube.com/watch?v=9EOKK9T5VAo&embeds_referring_euri=https%3A%2F%2Fklankosova.tv%2F&source_ve_path=MjM4NTE
Labi më afër shtëpisë së kurrë – hapet televotim, a do bëhet banor?
Labinot Rexha është më afër se kurrë shtëpisë së Big Brother VIP Kosova.
Nga një ambient brenda hapësirave të kësaj shtëpie, Labi tha: Sonte surpriza jam unë.
Në këto momente është hapur televotimi nëse artisti duhet të jetë banor zyrtar i këtij edicioni.
Votoni!!! Votoni!!!
Dolce, banorja që do të shkojë në Grande Fratello
Dolce do të jetë banorja që do të dërgohet të premten e kësaj jave në Grande Fratello në Itali.
Moderatori Alaudin Hamiti tha se këtë Dolce ende nuk e di dhe se do ta kuptojë këtë gjë më vonë.
Dolce do të qëndrojë atje për një kohë dhe më pas do të rikthehet sërish.
Ky veprim për bashkëpunim me Grande Fratellon u mirëprit edhe nga opinionistet.
Big Brother VIP Kosova 4 do të shkëmbejë banorë me Grande Fratellon në Itali
Big Brother VIP Kosova 4 do të bëjë shkëmbim të banorëve me shoun e madh televiziv në Itali, Grande Fratello.
Këtë e bëri të ditur moderatori Alaudin Hamiti në Prime-n e tretë, duke thënë se të premten do të ketë shkëmbim të një banori.
Kjo gjë u prit shumë mirë edhe nga publiku pasi të gjithë duartrokitën me padurim.
Po ashtu ky veprim u vlerësua lart edhe nga opinionistët, duke e quajtur si një veprim që duhej të ndodhte.
Këto janë deklaratat e opinionisteve për kthimin e Albës
Me rikthimin e Albës në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 4 nuk munguan as komentetet e openionisteve Olta Gixhari dhe Leonora Jakupi.
Olta ishte kritike ndaj Elijonës dhe Nailirit, duke u thënë se nuk e pritën mirë Albën.
https://www.youtube.com/watch?v=uuN5rM-HNRE&embeds_referring_euri=https%3A%2F%2Fklankosova.tv%2F&source_ve_path=MjM4NTE
Ndërsa Leonora Jakupi i tha Albës se e kishte marrë barrën për vete në situatën që kishte pasë me Elijonën. /Klankosova.tv
https://www.youtube.com/watch?v=vjFK2NkU2tQ&embeds_referring_euri=https%3A%2F%2Fklankosova.tv%2F&source_ve_path=MjM4NTE
“Sakat në tru”, Elijona shpreh keqardhje për deklaratën ndaj Albës
Pas kthimit në shtëpinë e BBVK-së, Alba ka thënë se nuk është pritur mirë nga banorët.
E ishte Elijona, e cila pas kthimit i ka thënë se është “sakat në tru”.
Por, pas kësaj deklarate ndaj Albës, Elijona ka shprehur keqardhje.
Alba reflekton pas deklaratave shpërthyese në Prime: Ju kërkoj falje
Sonte në Prime-n e tretë të Big Brother VIP Kosova 4 është shfaqur klipi i kthimit të saj në shtëpinë më të madhe në vend.
Aty shihet Alba duke kërkuar falje edhe ndaj Alaudin Hamitit për paraqitjen e saj dhe deklaratat që i pati në Primen e kaluar.
Shkurta flet për eksperiencën e saj: Nga diaspora erdhën për të më vizituar
Shkurta është shprehur falënderuese ndaj Vëllai i Madh për rehatinë që e pati në akesin e shtëpisë ku qëndroi për ca ditë.
Në Prime-n e tretë ajo u shpreh falënderuese edhe për publikun që shkuan për ta vizituar atë.
“Morën bileta të aeroplanit nga Zvicra dhe Gjermania për të më vizituar, por ashtu edhe nga qytete tjera të Kosovën”, ka thënë Shkurta. /Klankosova.tv
Shkurta e ashpër me Elijonën, ajo shpreh keqardhje për deklaratën që e bëri ndaj saj
Pas kthimit në shtëpi, Shkurta është treguar e ashpër ndaj Elijonës, e cila ka thënë se banorja ka dalur “duarthatë”,
Sipas Shkurtës, kjo ka bërë që Elijona të duket dyfytyrëshe, përcjell Klankosova.tv.
https://www.youtube.com/watch?v=okFtcmTGpiM&embeds_referring_euri=https%3A%2F%2Fklankosova.tv%2F&source_ve_path=MjM4NTE
Alaudini merr urim të veçantë për ditlindje
Moderatori i Big Brother VIP Kosova 4, Aludin Hamiti, feston sot ditëlindjen, ndonëse është Prime i tretë.
Atij ditëlindjen ia uroi fillimisht Jonida Vokshi, e cila më pas e ftoi edhe publikun të këndojë bashkë me të këngën e ditëlindjes.
Kjo gjë e emocionoi pa masë Alaudinin, i cili i falënderoi të gjithë për urimet. /Klankosova.tv
https://www.youtube.com/watch?v=QfieLLkPATY
Shkurta kthehet në shtëpi, kështu reaguan banorët
Banorët kishin menduar se ajo është eliminuar të premten.
Por, ajo vetëm ka qëndruar në një shtëpi tjetër, shumë afër shtëpisë së madhe të BBVK-së.
https://www.youtube.com/watch?v=yhLQhivA9sU
E sonte, Shkurta është kthyer në shtëpi pranë banorëve të tjerë, shumica prej të cilëve kanë reaguar të habitur./Klankosova.tv
https://www.youtube.com/watch?v=2CHSMgk1nn0