13:56 - Kurti: Zgjedhjet në veri u shtynë për shkak të frikës së serbëve
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka deklaruar se zgjedhjet në katër komunat veriore janë shtyrë për shkak të frikës që është duke mbretëruar te serbët.
Kurti, në një konferencë, tha se nëse do të mbaheshin zgjedhjet në javën e ardhshme, do të kishte dalje minimale, pasi sipas Kurtit, serbët do të kishin frikë të dilnin të votonin, njofton Klankosova.tv.
“Zgjedhjet në komunat në veri u shtynë në prill me vendimin e presidentes Vjosa Osmani-Sadriut. Jo thjesht që policia jonë ka konstatuar rrezik, por për shkak se nuk ka kushte për votë të lirë, ka shumë frikë, rreziku është evident më i lartë, frika është edhe më e madhe se rreziku. Kjo frikë që mbretëron në veri të Kosovës,, nuk krijon kushte për zgjedhje të lira, për votë të lirë të qytetarëve. Ne duam që të gjithë të jenë pjesë e institucioneve”, ka thënë Kurti.
https://youtu.be/nWuQe6X7dRA
“Dalja në zgjedhje të mos jetë minimale, dëshirojmë proces legal, për legjitimitet të plotë demokratik nuk bën të ketë dalje minimale. Dalja parashihej të ishte minimale, edhe nëse ne do të garantonim sigurinë. Po të mbaheshin zgjedhjet sot një javë, shqiptarët boshnjakët, romët e të tjerët do të dilnin në zgjedhje, serbët do të frikësoheshin”.
“Shtyrja nuk është për shqiptarët, edhe subjekti që unë e udhëheqë ka kandidatë në katër komunat, aktivistët e mi kanë interes të mbahen zgjedhjet. Për hirë të qytetarëve të ndershëm serbë po i shtyjmë zgjedhjet në mënyrë të krijojmë një hapësirë disa mujore që të hiqet frika e të votohet lirshëm”.
13:50 - Kurti pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë: Erdhëm në përfundim për më shumë vigjilencë e gatishmëri
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur pas mbajtjes së mbledhjes së Këshillit të Sigurisë.
Ai është shprehur se kanë ardhur në përfundim për më shumë vigjilencë e gatimshmëri.
"Bashkë me Ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe anëtarët e tjerë që sipas detyrës janë pjesëtar të mbledhjeve të Këshillit të Sigurisë, ne diskutuam së bashku dhe erdhëm në përfundimet e mira për më shumë vigjilencë dhe gatimshmëri, për të të gjitha institucioneve të Republikës së Kosovës, me detyra të veçanta edhe të Ministrisë së Punëve të Jashtme edhe asaj të Brendshme në mënyrë që mundësohet vendosja e paqes, e sigurisë, e ligjshmërisë dhe kushtetueshmërisë", tha ai.
Tutje, Kurti u shpreh se nuk janë kundër askujt sipas përkatësisë etnike, përcjell Klankosova.tv.
"Nuk jemi kundër askujt sipas përkatësisë etnike, por vetëm sipas raportit, sjelljeve dhe veprimeve të tyre indivuale apo grupore në raport me sundimin e ligjit në Kosovë", u shpreh tutje ai.
13:40 - Kurti: Duam që serbët në Kosovë të marrin pozitat që u takojnë me kushtetutën tonë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një konferencë për media ka thënë se qeveria është e interesuar për me bashkëpunim me serbët në Kosovë.
Ai është shprehur se ata duan që serbët në Kosovë të marrin pozitat që u takojnë me kushtetutën e vendit.
“Qeveria është e interesuar për bashkëbisedim e bashkëpunim me komunitetin serb në Kosovë, me të gjithë serbët të cilët kanë të drejta të rezervuara, të garantuara e të cilat ata do të duhej t'i shfrytëzojmë".
"Ne jemi qeveria më demokratike dhe progresiste në rajon. Duam që komuniteti serb në Kosovë të marr pozitat që u takojnë me kushtetutën tonë, të zgjedhin përfaqësuesit e tyre përmes zgjedhjeve të lira e të ndershme e të ulen pranë nesh në parlament e në kabinetin qeveritar në mënyrë që bashkë t'i marrim vendimet për qytetarët e Republikës së Kosovës", tha Kurti.
Ai është shprehur se duan të veprojnë me kujdes, për shkak, siç u shpreh ai, të ndjeshmërisë ndaj situatës, përcjell Klankosova.tv.
"Këto mesazhe i kemi dërguar çdo ditë, që nga dita e parë e qeverisjes sonë. Fatkeqësisht Serbia përmes grupeve kriminale dhe duke shfrytëzuar këtë ambient të mungesës së sundimit të plotë të ligjit në veri, për një kohë të gjatë ka mbajtur dhe po mban peng qytetarët serbë. Ne duam të veprojmë me kujdes, duke e kuptuar ndjeshmërinë ndaj situatës, këtë e kemi dëshmuar gjatë gjithë kohës".
"Në fakt, për shkak të brishtësisë së situatës atje dhe partneriteti me miqtë tanë, me partnerët tanë evropian e amerikan ekemi toleruar shtyrje disa herë të zbatimeve të vendimeve tona, por çdo shtyrje edhe i skadon afati. Ne nuk kemi hequr dorë nga asnjë veprim që kemi marrë, sepse nuk mund të heqim dorë nga ligjshmëria dhe kushtetueshmëria, e nga obligimet që i kemi për shkak të përgjegjësive që i kemi marrë", u shpreh tutje ai.
13:31 - Sveçla i bën thirrje serbëve për largim të menjëhershëm të barrikadave
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i ka bërë thirrje qytetarëve serbë që të mos bëhen pjesë e organizimeve të grupeve kriminale në veri, duke i bërë thirrje organizatorëve që të largojnë menjëherë barrikadat.
“Meqë barrikadat e vendosura dje nuk janë hequr ende, i bëj thirrje qytetarëve serbë që të mos bëhen pjesë organizimeve të këtyre grupeve kriminale, ndërsa iu bëj thirrje organizatorëve për largim të menjëhershëm të barrikadave”, ka thënë Sveçla në një konferencë të përbashkët me kryeministrin Albin Kurti, transmeton Klankosova.tv.
“Ne nuk mund dhe nuk do të lejojmë që bandat kriminale të organizojnë e të pengojnë qarkullimin dhe lëvizjen e lirë të qyetetarëve tanë“, shtoi ai.
Sveçla tha se arsyeja e vënies së barrikadave është tentimi për të mos lejuar që ish-zyrtari i arrestuar, Dejan Pantiq, të dërgohet në jug të Mitrovicës, për procedura të mëtutjeshme.
Tutje ministri tha se deklarimi i presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, se Policia e Kosovës po terrorizon qytetarët serbë, është plotësisht e pavërtetë.
“Vuçiq, i dëshpëruar nga arrestimi i Pantiqit, dhe në mungesë të çdo argumenti, u rikthye në detyrën e tij të viteteve të 90-ta, si propagandues”, deklaroi Sveçla.
13:15 - Kurti: Serbia po kërkon ta vazhdojë luftën të cilën e humbi
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një konferencë për media tha se Serbia po kërkon rikthim në Kosovë.
Ai u shpreh se 23 vjet nga përfundimi i luftës në Kosovë, Serbia po kërcënon me rikthimin e trupave të saj ushtarake.
"Ajo që ne e dinim në të vërtetë gjatë gjithë kohës u shpërfaq në mënyrën më të egër të mundshme dhe përkundër të gjithë atyre të cilët mendonin ndryshe. Pas 23 vitesh nga përfundimi i luftës në Kosovë, Serbia kërcënon sërish me luftë dhe me rikthimin e trupave të saj ushtarake, të cilët para gati çerek shekulli patën kryer gjenocid kundër popullit tonë dhe dogjën e shkatërruan pronën e pasurinë tonë", u shpreh ai.
Kryeministri Kurti tha se Serbia po kërkon të vazhdojë luftën, siç i shpreh ai të cilën e humbi, përcjell Klankosova.tv.
"Beogradi zyrtar sot po flet e sillet si para 23 vitesh. Serbia nuk po e fsheh se kërkon rikthim në Kosovë, pra në esencë kërkon që të vazhdojë luftën, luftën të cilën e humbi dhe kapitullimin e pranoi asokohe në Kumanovë më 9 qershor të vitit 1999. Andaj edhe mohimi i shtetit të Kosovës dhe o pavarësisë tonë nga ana e Serbisë, përbën kërcënim të vazhdueshëm jo vetëm për shtetin tonë, por edhe për ekzistencën tonë".
"Paqja në Kosovë edhe pas rezistencës së popullit tonë dhe ndërhyrjes së aleancës më të madhe ushtarake NATO-s, pra me një koalicion të demokracive më të avancuara në botë, ndaj një regjimi fashit e gjenocidal, siç ishte ai i Millosheviqit", tha ai.
https://www.youtube.com/watch?v=rZss9Vc4RcA
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.