Gjithçka është gati për të nisur seanca ku do të shpallet dënimi për të akuzuarit e vrasjes së Liridona Ademajt, në Gjykatën Themelore të Prishtinës.
Në Gjykatë pos vëllait të të ndjerës, është parë edhe babai i cili është në pritje për të nisur seanca ku do të merret vesh dënimi.
Të akuzuarit Naim Murseli, Granit Plava e Kushtrim Kokalla deri në këto momente nuk janë prezentë, pasi të njëjtët kanë mundur të zgjedhin nëse duan të marrin pjesë apo jo.
https://www.youtube.com/watch?v=Opyad07dYHk
●●●
VRSHKRIMI NGA
Ve Ra
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.