Ka nisur spektakli i ri i Big Brother VIP Kosova 4.
Sonte, telefoni cingëron brenda shtëpisë për dikë nga banorët, një lajm që e bëri të ditur prezantuesi Alaudin Hamiti.
Po ashtu, gjatë orëve të rezervuara sonte, dikush do t’i hapë zemrën ‘Vëllait të Madh’.
Publiku vendos: Edi largohet nga shtëpia e BBVK4
Banori Edi Kuçi, nuk është më pjesë e Big Brother VIP Kosova 4.
Kështu vendosën shikuesit të cilët votuan që me 65 përqind të votave që ai të largohet.
Kjo situatë erdhi pas një debati të ashpër mes tij dhe Arditit, që e çoi atë direkt në nominim.
______________________________________________________________________________________________________________________________________
Rrëfimi prekës i Hygertës: Vdekja e babait më dhemb shumë
Një moment shumë emocional erdhi në Prime-in e Big Brother VIP Kosova 4.
Banorja Hygerta, rrëfeu momentin më të trishtë të jetës së saj.
Ajo në mars të 2020-tës humbi babain e saj, tri ditë pasi ai kishte pësuar sulm në tru.
“Është një pamje që nuk e harroi dot, nuk më ikën edhe pse tani po bëhen gjashtë vjet më kujtohet shpesh dhe më dhëmb shumë”, deklaroi ajo.
Tutje, ajo theksoi se babain e kishte varrosur me vetëm 39 vetë të cilët morën pjesë në ceremoninë e varrimit për shkak të COVID-19.
“Dhe sinqerisht mu duk sikur e humba babain për herën e dytë. Më 12 mars u vendos karantina dhe unë mbeta vetëm me mamin dhe vajzën të mbyllur në shtëpi dhe të izoluar”, theksoi ajo nën lot e plot emocione.
_____________________________________________________________________________________________________________________________________
E dashura e telefonon Klodin: Kujdes me vajzat, unë të pres me krah hapur
E dashura e Klodit, gjatë një telefonate, i tha se mezi po e pret të takohen dhe e këshilloi të ketë kujdes me vajzat.
Ajo i tha se po e përcjell dhe beson në të, duke ia nënvizuar se e pret me krah hapur.
“Je i madh je inteligjent, besoj në ty, kujdes, kujdes me sillet me vajzat mund të keqkuptohesh, unë të mnjoh dhe të besoj. Disa gjëra mund të keqkuptohen. Ti duhesh të tregosh kush je, je person i shklqysheshmë. Të pres me krah të hapur, por kujdes. Të uroj shumë fat! Mos i humb gjërat e rëndësishme të cilat i meriton. Jam këtu për ty”, i tha Klodit e dashura.
Ndërkohë, Klodi tha se e kishte marrë shumë malli për të.
https://www.youtube.com/watch?v=P-gv0iZaGxo&embeds_referring_euri=https%3A%2F%2Fklankosova.tv%2F&source_ve_path=MjM4NTE
“Mangup me bateria” – Tensione në shtëpi nga debati i Fjollës me Albën
Debati mes Fjollës dhe Albës ka agravuar.
Alba e quajti Fjollën ‘mafiashe me bateria’.
“Hajde mafishe me bateria, se boll të kemi toleru ne”, i tha Alba, Fjollës.
https://www.youtube.com/watch?v=M-qbeBcL830&embeds_referring_euri=https%3A%2F%2Fklankosova.tv%2F&source_ve_path=MjM4NTE
Revolta e Fjollës pas akuzave nga Alba: I drejti humb, por dikur del në selamet
Një përplasje e ashpër ndodhi edhe sonte në Prime-in e Big Brother VIP Kosova 4, në mes të Fjollës dhe Albës.
Kjo e fundit pati akuza të rënda duke aluduar se Fjolla jashtë “përdorë edhe lëndë narkotike”.
E kjo e revoltoi dukshëm Fjolla Morinën, e cila në dhomën e rrëfimeve deklaroi se Alba është në gjendje të bëjë gjithçka.
“Çka me bo? I drejti ndoshta humb….humb por dikur ndoshta del në selamet more Allah”, deklaroi Fjolla.
https://www.youtube.com/watch?v=0SCpTNwmstY&embeds_referring_euri=https%3A%2F%2Fklankosova.tv%2F&source_ve_path=MjM4NTE
Alba me akuza të rënda ndaj Fjollës: Jashtë përdor lëndë narkotike
Banorja e shtëpisë më të famshme në vend, Big Brother Vip Kosova 4, Alba ka hedhur akuza të rënda ndaj Fjollës, duke i thënë se është përdoruese e lëndëve narkotike.
“Nga gjuha e trupit që e lexoj te Fjolla, ka vështirësi psikologjike, emocionale made dhe fizike. Fjolla dallohet që edhe jashtë shtë konsumuese e lëndëve narlkotike”, tha Alba
Ajo ndër tjerash theksoi se nuk është rehat të fle në një dhomë gjumi me Fjollën.
https://www.youtube.com/watch?v=BweBavJUN9Y&embeds_referring_euri=https%3A%2F%2Fklankosova.tv%2F&source_ve_path=MjM4NTE
Alba: Londrimi dhe Klodi ose bëjnë skenë, ose janë gej
Alba ka komentuar relacionin mes Londrimit dhe Klodit, duke e vënë në dyshim orientimin seksual të tyre.
“Me bananet, me këngët romantike italiane, me afirmimet. Nuk po ofendoj, po komentoj lojën, jo ju si njerëz”, tha Alba.
Kjo e fundit ka lënë të kuptohet se dyshja ose po bëjnë se janë homoseksualë ose janë gej.
https://www.youtube.com/watch?v=FSVkurLcmbU&embeds_referring_euri=https%3A%2F%2Fklankosova.tv%2F&source_ve_path=MjM4NTE
“Ka qenë në afekt”, Edi i kërkon falje publikut dhe produksionit për fjalët fyese
Banori i Big Brother VIP Kosova 4, Eduart Kuçi-Edi, i ka kërkuar falje publikut dhe produksionit lidhur me fjalët e përdorura.
“Unë jam kon pjesë e efektit, kështu që publikut por edhe BIG-ut normalisht që ma kanë dhënë mundësinë e dytë të futem këtu brenda, kërkoj falje se ka qenë momenti afekti edhe ato fjalë unë kurrë nuk i kisha nxjerrë”, deklaroi Edi.
Sonte në spektaklin më të madh në vend po zhvillohet PRIME-i i radhës.
Si shkak, i gjuhës dhe kërcënimit të tij ndaj Arditit, Edi ka shkuar në nominim duke lënë në dorë të publikut fatin e tij.
Mbetet të shihet se si do të vendos publiku, nëse ai do të qëndrojë apo do të del nga shtëpia më e madhe në Kosovë.
https://www.youtube.com/watch?v=VB7mYzg1SxQ&embeds_referring_euri=https%3A%2F%2Fklankosova.tv%2F&source_ve_path=MjM4NTE
Edi shkon në nominim direkt, shkak kërcënimet ndaj Arditit
Eduard Kuçi, Edi është dërguar direkt në nominim për shkak të kërcënimeve ndaj Arditit.
Këtë vendim e mori “Vëllai i Madh” gjatë spektaklit live.
Banori do të jetë në duart e publikut, nëse i njëjti do të mbetet në shtëpi apo jo, njofton Klankosova.tv.
Televotimi nga ky moment është i hapur.
Vazhdon televotimi për banorët e nominuar – Votoni kë doni të shpëtoni
Në spektakli më i madh në vend, Big Brother VIP Kosova 4, po mbahet Prime-i i radhës.
Sonte po ashtu shikuesit kanë mundësi për ta shpëtuar të preferuarit e tyre.
Ata kanë mundësi që përmes televotimit të japin votën e tyre, përmes numrave të telefonit.
https://www.youtube.com/watch?v=SRPN-7DB6R0●●●
VRSHKRIMI NGA
Ve Ra
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.