21:59 Mustafa për planin evropian: Kosova po krijon entitet, autonomi brenda territorit
Hulumtuesi dhe ligjëruesi i fushës së politikës sociale, Artan Mustafa, po vlerëson se marrëveshja e cila pritet të firmoset më 18 mars, ka të mirat e saj, megjithatë e pranon se është njëra ndër ujditë më të këqija për Kosovën prej vitit 1999.
''Është interesant që pasi marrëveshja është ngjarja më e rëndësishme pas pavarësisë, nuk po shohim takim me sekretarin e shtetit ose presidentin amerikan etj. Mirëpo prapë se prapë është ‘critical juncture’, (kryqëzim kritik), është momenti më i rëndësishëm prej shpalljes së pavarësisë''.
''Është marrëveshje që duhet ta kalojë Kosova. Kjo marrëveshje, i ka disa anë të mira. Një ndër elementet; mua më pëlqen strategjia që është aplikuar, që me u marrë me asociacionin në kuadër të kësaj marrëveshjes së përgjithshme. Gjithashtu konfirmohet hapja e rrugës për në BE dhe NATO. Është kjo pakoja financiare, dhe më pëlqejnë shenjat e një sjelljeje më konstruktive, sepse është obligim i qeverive dhe liderëve me punu për paqe – mirëpo marrëveshja, është marrëveshja më e keqe për Kosovën prej ’99-ës''.
Siç tha ai në Rubikon, kjo meqë me këtë marrëveshje, Kosova, është duke krijuar autonomi, transmeton klankosova.tv.
''Është prit kushdo, që të ishte. Do të vinte momenti që Kosova duhet me dhanë tash diçka''.
''Pavarësisht si do t’i vendoset emri, Kosova, është duke kriju një entitet. Do të thotë i cili është autonomi, në terminologji shkencore''.
Rubikon me Adriatik Kelmendi: A është nivel i tretë i pushtetit?
''Kosova mbetet shtet unitar, mirëpo me një autonomi asimetrike brenda. Në një pjesë të territorit, por ndoshta në këtë rast përfshihen edhe komunat tjera, sepse në marrëveshjen e 2013-ës, ka njëfar aludimi që asociacioni përfshin vetëm këto katër komuna në veri. Në dy vende përmenden katër komuna në veri në marrëveshjen e 2013-ës. Brenda marrëveshjes thuhet ai komiteti menaxhues do përbëhet prej katër komuanve në very. Edhe komandanti policor rajonal do të jetë për këto katër komuna të veriut''.
https://www.youtube.com/watch?v=e9aUPD8lvjg
''Pasi thuhet se juristi Mark Weller, është i përfshirë në dialogun aktual, ka një libër të edituar bashkë me Katherine Nobbs, që është botuar prej Pensilvania University Press në 2010 dhe ai e definon autonominë asimetrike në këtë formë
‘transferim i pushtetit, një minoritet e ka njëfar baze të kolektivit të pushtetit’ ''.
21:50 - Raci: Nga propozimi evropian Kosova ka disa të arritura kryesore (VIDEO)
Analisti Gazmir Raci në “Rubikon” me Adriatik Kelmendin në Klan Kosova ka folur në lidhje me propozimin evropian, duke thënë se nga ai, Kosova ka disa të arritura kryesore.
Ai tha se sovraniteti, integriteti, pasaportat, simbolet kombëtare, BE-ja, organizatat ndërkombëtare, sipas tij, janë të arritura kryesore të kësaj marrëveshje, përcjell Klankosova.tv.
"Kosova e ka pranuar planin franko-gjerman dhe se nga ai plan Kosova ka disa të arritura kryesore që për mendimin tim për herë të parë në një dokument të tillë janë të shkruara e zeza mbi të bardhën, sovraniteti, integriteti, pasaportat, simbolet kombëtare, BE-ja, organizatat ndërkombëtare, janë të arritura kryesore të kësaj marrëveshje.
"Nëse përfundimisht del ajo për çka disa burime të Bashkimit Evropian e thanë që marrëveshja ka idenë që të shkruhet në prezencën e shefave të shteteve të Bashkimit Evropian dhe më pastaj ajo marrëveshje do të marr edhe një miratim nga gjithë shtetet anëtare të Bashkimit Evropian, kjo është garancia që unë besoj edhe kryeministri Kurti edhe Kosova ka insistuar që duhet të kemi një garanci të fortë", u shpreh Raci.
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
https://www.youtube.com/watch?v=H0sGqXcCU_s
21:46 - Sejdiu: Jam i bindur se Kurti e ka thembrën e Akilit në ”Zajednicë” (VIDEO)