01:02 - Suedia shpallet fituese e "Eurovision 2023"
Suedia është shpallur fituese e "Eurovision 2023".
Ajo mblodhi plot 583 vota në total, duke u shpallur edhe fituese e këtij edicioni.
Finlanda është radhitur e dyta me 526 vota, pasuar nga Izraeli me 362 vota.
Italia mori 350 vota, ndërkaq Norvegjia u radhit e pesta në listën e finalistëve me 268 vota.
Shqipëria në këtë edicion mblodhi 76 vota.
00:56 - Përfundon gara për Shqipërinë në "Eurovision", mblodhi 76 vota
Për Shqipërinë ka mbaruar gara në "Eurovision 2023" pasi nga publiku ka pranuar vetëm 59 vota.
Shqipëria nga juritë profesionale i pranoi 17 vota, që i bie se në total ajo mblodhi 76 vota, njofton Klankosova.tv
Shqipëria në këtë edicion u përfaqësua nga Albina Kelmendi me familjen e vet me këngën "Duje".
00:51 - Votojnë juritë e vendeve finaliste, Shqipëria i merr 17 pikë
Shqipëria ka marrë 17 pikë nga votat e jurive të vendeve finaliste.
Votën e parë Shqipëria e mori nga Moldavia, pasuar nga Azejbarxhani që i dha 8 pikë, pastaj Rumania e pikë dhe Greqia 3 pikë.
Deri tani favorite janë Suedia, e cila mblodhi plot 340 vota nga juritë profesionale të vendeve finaliste, Izraeli e cila fitoi 177 dhe Italia 176.
Asgjë nuk ka përfunduar pasi tani do të publikohen edhe votat e publikut.
00:08 - Mbyllet televotimi në "Eurovision 2023"
Është mbyllur televotimi në "Eurovision 2023".
Nuk ka mbetur edhe shumë kohë për të kuptuar se kush është fitues i këtij edicioni të Eurovisionit.
Votat e publikut përbëjnë 50 për qind të votave, ndërkaq 50 përqindëshin tjetër e përcakton juria e secilit shtet.
*Klikoni
KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni
KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe
KËTU për iOS.
23:26 - Hapet televotimi për fituesin e "Eurovision 2023", mund të votoni edhe nga Kosova
Është hapur televotimi për të shpallur fituesin e këtij edicioni të festivalit madhështor të këngës "Eurovision", i cili këtë herë po mbahet në Liverpul.
Për herë të parë në historinë e "Eurovisionit", sivjet kanë të drejtë të votojnë edhe shikuesit e vendeve që nuk janë pjesëmarrëse në "Eurovision 2023", përfshirë ehde ata nga Kosova.
Shqipëria këtë edicion përfaqësohet nga Albina Kelmendi me familjen e vet me këngën "Duje", për të votuar për të dërgoni kodin 10.
Ju mund të votoni deri në 20 herë, por mbani mend, nuk mund të votoni për vendin ku ndodheni (nëse e bëni, vota juaj nuk do të llogaritet, por prapë do të tarifoheni).
Për të votuar klikonni në linkun e mëposhtëm:
https://www.esc.vote/
22:31 - Presidentja i fton të gjithë që ta përkrahin Albinën dhe Familjen Kelmendi në Eurovison
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, i ka dalë në përkrahje këngëtares shqiptare, Albina Kelmendi, e cila bashkë me familjen e saj po e përfaqëson Shqipërinë në Eurovision.
Përmes një ‘story’ në Instagram, e para e shtetit kërkoi që të gjithë të jenë “sonte në mbështetje të Albinës dhe Familjes Kelmendi”, transmeton Klankosova.tv.
Kujtojmë se Shqipëria përformoi e 10-ta në Eurovision, ku pati një paraqitje elektrizuese në Liverpool.
*Klikoni
KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni
KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe
KËTU për iOS
22:11 - Familja Kelmendi e ndez skenën e Eurovisionit (VIDEO)
Albina Kelmendi me familjen e vet sapo performuan në finalen e festivalit më të popullarizuar në Evropë "Eurovision 2023" në Liverpul.
Me këngën "Duje" interpretuar nga familja Kelmendi u ndiz atmosfera në skenën e Eurovisionit.
Më poshtë e gjeni performancën e familjes Kelmendi në finalen e këtij edicioni të këtij festivali gjigant. /Klankosova.tv
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber
BONUS: Merreni aplikacionin tonë në
Android dhe
iOS
Hoping there's room for one more in the Kelmendi clan ??? #Eurovision pic.twitter.com/B0TuN6GLsk
— Eurovision Song Contest (@Eurovision) May 13, 2023
-Nis finalja e "Eurovision 2023"
Ka nisur finalja e festivalit më të popullarizuar të këngës në Evropë "Eurovision 2023" në Liverpul.
Në këtë edicion Shqipëria ka arritur në finale me këngëtarët Albina Kelmendi me familjen.
Kënga e Kelmendëve "Duje" u pëlqye shumë nga njerëzit, duke i siguruar kështu finalen.
Familja Kelmendi do të performojnë të dhjetët me radhë këtë natë.
Në finalen e këtij edicioni kanë arritur 26 vende: Shqipëria, Qiproja, Estonia, Belgjika, Austria, Lituania, Polonia, Australia, Armenia dhe Sllovenia, Kroacia, Moldavia, Zvicra, Finlanda, Çekia, Izraeli, Portugalia, Suedia, Serbia, Norvegjia, fituesi i vitit të kaluar që është Ukraina, si dhe “pesëshja e madhe” Gjermania, Britania e Madhe, Franca, Spanja dhe Italia. /Klankosova.tv
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber
BONUS: Merreni aplikacionin tonë në
Android dhe
iOS