01:38 - Vëllai i Madh, ia plotëson dëshirën Gjestit për të kaluar një natë me Xhenetën
Gjesti ka kërkuar që të qëndrojë një natë me Xhenetën.
Dhe këtë dëshirë të Gjestit ia ka plotësuar “Vëllai i Madh”.
Kështu Gjesti dhe Xheneta do të kalojnë një natë së bashku.
Për më shumë shikojeni videon e mëposhtme:
https://www.youtube.com/watch?v=Ant4zFGlpXA
01:31 - Si rrallë herë, banorët shkrihen duke qeshur me karikaturat e njëri tjetrit
Banorët e shtëpisë më të famshëm në vend kanë pranuar sërish dhurata.
Këtë herë, dhuratat që i morën ishin karikaturat e njëri-tjetrit, njofton Klankosova.tv.
Këto gjëra kanë bërë që të gjithë banorët të shpërthejnë në të qeshura.
Për t’i parë këto momente, klikoni në videon më poshtë:
https://www.youtube.com/watch?v=jXCSc1pGR2Y
01:31 - Olta Gixhari dhe Milaim Zeka befasojnë me deklaratë pas kthimit të Fitimit!
Opinionistët e Big Brother VIP Kosova, Olta Gixhari dhe Milaim Zeka, kanë dhënë komentet e tyre për kthimin e Fitimit në shtëpi.
Të dy opinionistët e mbështetën kthimit e Fitimit në shtëpi, transmeton Klankosova.tv.
“Mendoj që lëvizjen e tij brenda shtëpisë sidomos javën e fundit ishin shumë interesante dhe unë e thash që mezi po e pres ta shikojë të hyjë prap dhe mu bë qejfi që u bë prape pjesë e shtëpisë”, u shpreh Olta.
“Laurenti ishte bllokadë e trurit të Fitimi dhe ai sna dha asgjë dhe publiku i ka vërejte aftësitë e tij për të dhënë spektakël dhe shyqyr Zotit që Laurenti nuk u kthye”, u shpreh Milaimi.
https://www.youtube.com/watch?v=ZwW9G74kj_8
01:24 - "Sara në disponim" - Kthimi i Fitimit në shtëpi, nxit debat të madh!
Kthimi i Fitimit në shtëpi duket se krijoi debat të madh brenda shtëpisë më të madhe në vend.
Ishte Drenusha e cila e komentoi së pari kthimin e tij duke thënë: “Sara në disponim”.
Kjo pasoi me reagime të mëdha nga banorët, e edhe nga Sara.
“Tash më ngrohët shtëpia”, u shpreh Sara.
Për më shumë shikojeni videon e mëposhtme:
https://www.youtube.com/watch?v=8emao9CBdDk
01:16 - Vendos publiku: Fitimi kthehet në Big Brother VIP Kosova 3 (VIDEO)
Me 68 për qind të votave publiku ka vendosur që Fitimi ta vazhdojë garën për çmimin e madh në Big Brother VIP Kosova 3.
Atë, banorët brenda shtëpisë më të famshëm e pritën në mënyrë të befasishme pasi Sara i pati kthyer të gjitha biletat e fatit.
Për ta parë reagimin e Sarës kur Fitimi hyri në shtëpi, klikoni në videot më poshtë:
https://www.youtube.com/watch?v=JfwhMflQNXw
https://www.youtube.com/watch?v=S-MlcP_LxWI
00:23 - Rovena i jep mesazh inkurajues Vullnetit, pasi tregoi se është 'gay'
Rovena, është banorja e radhës që i dha një mesazh inkurajues Vullnetit, pasi ky i fundi pranoi që është ‘gay’.
Ajo thotë, se shoqëritë tona duhet të jenë më të emancipuara për të pranuar një gjë të tillë.
“Të duhet shumë forcë të shprehësh diçka tënden personale dhe do të duhej shoqëritë tona të ishte më e emancipuar të pranonte një gjë të tillë”.
“Sepse nuk do të duhet të merremi me seksualitetin tonë por duhet te merremi me atë që paraqesim në shoqëri, me mesazhet tona, si punojmë si e duam njëri-tjetrin, personalisht nuk më intereson çka bën njeriu në jetën e tij personale", u shpreh Rovena.
https://www.youtube.com/watch?v=RJleumxNSSI
00:21 - Xheneta pasi rrëfimit të Vullnetit: Bravo! (VIDEO)
Konkurrentja e Big Brother VIP Kosova, Xheneta, i ka dhënë mbështetjen maksimale Vullneti pasi pranoi homoseksualitetin e tij.
Xheneta u shpreh se jashtë shtëpisë ka shoqëri që janë ‘gay’ teksa e përgëzoji Vullnetin për guximin, transmeton Klankosova.tv.
Për të kuptuar më shumë nga ajo që tha Xheneta, klikoni videon në linkun më poshtë.
https://www.youtube.com/watch?v=aQZbEiDOI0w
00:19 - Sara për rrëfimin e Vullnetit: I lumtë për atë që bëri
Banorët e shtëpisë më të famshme në vend e kanë komentuar rrëfimin e Vullnetit për orientimin e tij seksual.
Ndër banorët që dhanë komente ishte Sara, e cila tha se “i lumtë Vullnetit për atë që bëri”.
“I lumtë për atë që bëri se rrëfimi i tij nuk është vetëm se ngeli këtu mes katër mureve por është diçka që ndikon në miliona njerëz dhe për së miri. I lumtë që ai rrezikoi”, tha Sara, njofton Klankosova.tv.
Më tej, ajo tha se Vullneti rrezikoi në një mënyrë por kjo gjë lumturon njerëzit jashtë që ndoshta janë të paragjykuar.
https://www.youtube.com/watch?v=cBmWWZiBswk
00:17 - Xuxi mbështet Vullnetin: Nëse duam të shkojmë në Evropë, duhet t’i pranojmë të gjitha!
Xuxi i ka dhënë mbështetjen e tij të plotë Vullnetit pas rrëfimit që ai dha tek ‘Vëllai i Madh’.
Xuxi u shpreh se nëse aspirojmë të shkojmë në Evropë duhet t’i pranojmë të gjitha, transmeton Klankosova.tv.
“Sa i përket besimit tim është e ndalur, nuk pranohet. Mirëpo, si një djalë i lindur e rritur në Prishtinë me një mendje perëndimore për mua secili ka të drejtën të jetojë jetën siç të dojë njësoj edhe Vullneti, u shpreh Xuxi.
https://www.youtube.com/watch?v=UH9N104Fd1E
23:52 - "Po ndihem i çliruar", Vullneti flet pas rrëfimit që bëri për herë të parë!
Vullneti ka folur pas rrëfimit ekskluziv që e bëri në Big Brother VIP Kosova 3 ku tregoi se është ‘gay’.
Ai derisa fliste pranë motrës së tij tha se kjo është gjëja më e rëndësishme, sepse tha se do që të tregojë se seksualiteti duhet të pranohet edhe nga familjarët dhe rrethi i gjerë.
“Unë kam luftuar shumë që të jem Vullneti që lufton për të vërtetën dhe tani po ndihem i çliruar”.
“E di që pas kësaj historie do të paragjykohem shumë, kam me u shajtë shumë, por jam mësuar me këto sharje dha paragjykime, por besoj se pas një periudhe të gjatë, kjo do të ndikojë shumë mirë tek njerëzit e tjerë që të mësohen dhe të pranojnë se si jetojnë dhe çka duan”, tha Vullneti, njofton Klankosova.tv.
Për t’i parë këto rrëfime ekskluzive të Vullnetit, klikoni në videon më poshtë:
https://www.youtube.com/watch?v=NVJPYI5sdqg
23:46 - Vullneti tregon pse vendosi për ta thënë në Big Brother se është 'gay'
Vullneti ka rrëfyer ekskluzivisht në Big Brother VIP Kosova 3, se është ‘gay’.
Ai madje ka treguar që pse e dha këtë rrëfim pikërisht në shtëpinë më të famshme në vend.
“Bash në këtë periudhë edhe pikërisht këtu është që nuk kam dashur kurrë me përdorë seksualitetin as këtu në lojë, kjo është çështja ime intime. Këtu jemi në një lojë që duhet ta tregojmë veten dhe për mendimin nëse unë jam gazetar dhe e kërkoj të vërteten nga të tjerët, është pak e pandershme që unë mos me qenë i pavërtetë këtu”, u shpreh Vullneti.
https://www.youtube.com/watch?v=6ixyRHcmdJU
23:28 - Ekskluzive: Gazetari karizmatik Vullnet Krasniqi, e pranon në Big Brother VIP Kosova 3 se është ‘gay’
Gazetari karizmatik dhe kontravers, Vullnet Krasniqi, ka nisur rrugëtimin e tij në formatin më të shikuar televiziv në trojet shqiptare, Big Brother VIP Kosova 3, që më 18 tetor.
Vullneti si asnjëherë më parë është rrëfyer te ‘Vëllai i Madh’ për gjithë jetën e tij, teksa për herë të parë dhe ekskluzivisht ka pranuar homoseksualitetin e tij, njofton Klankosova.tv.
Në një rrëfim emocionues, ai ka treguar se si e ka kuptuar se është ‘gay’ dhe në çfarë vështirësi ka hasur në rrugëtimin e tij prej një burri që ka pëlqim për gjininë e njëjtë.
“Unë e kam kuptu që seksualiteti im nuk është diçka e zakonshme e kjo ka ndodh diku sa isha në shkollën e mesme. Në shkollën e mesme në Drenas dhe në katunin tem ku unë jetoj, dashnia i ka taku një mashkulli dhe një femre dhe çdo diskutim për të kundërten ka qenë përqeshës dhe i ndaluar. Më vonë kur kam fillu me e eksploru vetën e kam kuptu që më shumë kam dashtë me i këqyr meshkujt sesa femrat – unë kam tentu disa herë me jetu jetën siç thonë të tjerët teksa hera e parë qe e kam kuptu që jam ‘gay’ ish dashtë me qenë zbulimi i vetës sikur gjithkund nëpër botë, por në Kosovë nuk është kjo mundësi”, u shpreh Vullneti.
E gjithë kjo fazë siç thotë Vullneti ka qenë e rëndë dhe depresive, teksa vështirësitë e pranimit të seksualitetit të tij e bënin që të jetonte jetën mbi atë siç donin të tjerët ta shihnin. Por, siç thotë edhe vetë gazetari, të gjitha vështirësitë ishin edhe një rrugëtim i lumtur i pranimit të vetvetes.
“Mua ky zbulim i vetvetës më ka çuar në një fazë depresive, teksa unë kam mbet duke u valvit në valët që të tjerët kanë dashtë me më çu. Më mbetet merak që fakti i seksualitetit tem ka qenë një proces i rëndë por edhe i lumtur që kam arrit që brenda 5-6 vjetëve që e kam pranuar brenda njerëzve të mi që unë mundem me dal me djem me bo çka të du me djem dhe që më pëlqejnë djemtë ka kalu në një rreth më të gjerë” u shpreh Vullneti.
Tutje, ai u shpreh se duke e ditur ndikimin e shikueshmërisë dhe thyerjes së tabuve nëpërmjet Big Brother VIP Kosova, shpreson të jetë zëri i të gjithë atyre personave që kanë vështirësi në pranimin e seksualitetit të tyre, duke dashur që të njëjtëve t’u tregojë se nuk janë vetëm dhe se duhet ta jetojnë jetën ashtu siç duan ata e jo siç duan të tjerët.
Por, për të kuptuar më shumë detaje, klikoni videon në linkun më poshtë.
https://www.youtube.com/watch?v=pfymW29iZEg
23:25 - Traumat e luftës dhe pasojat që vuan edhe sot Vullneti - Flet për herë të parë në PRIME
Konkurrenti i Big Brother VIP Kosova 3, Vullneti ka treguar që gjatë kohës së luftës ka përjetur trauma.
Ai thotë se është duke punuar në tejkalimin e traumës edhe 25 vite më pas.
“Pas luftës kam pasur sulme sporadike ku trupi nuk më ka lëvritë, kam pasur pamje që më kanë dalë jo vetëm në gjumë por edhe gjatë ditës. Unë kam menduar që e kam tejkaluar, por kanë kaluar disa vite këto ende vazhdojnë, tani edhe 25 vjet prapa ende jam duke punuar”, u shpreh Vullneti.
“Nuk e kam menduar si opsion me kërku ndihmë, derisa jam bërë i zoti i vetes, historia jem, është histori kolektive e shumicës në Kosovë, një traumë që e ka krejt Kosova”.
https://youtu.be/P8zso4pb8ps
23:16 - Rrëfimi i trishtë i Vullnetit, si fëmijë pa dhunimin e grave e trupa të vdekur! (VIDEO)
Konkurrenti i Big Brother VIP Kosova 3, Vullnet Krasniqi, ka rrëfyer vështirësitë e jetës së tij tek ‘Vëllai i Madh’.
Vullneti në rrëfimin emocionues ka thënë se para moshës 9-vjecare ka pasur një fëmijëri shumë të lumtur ndërsa pas kësaj moshe ndodhi edhe lufta e fundit në Kosovë gjë që sic thotë ka pasur ndikim të madh në jetën e tij, transmeton Klankosova.tv.
“Në moshën 9-vjecare ka ndodh lufta dhe kanë qenë një 2 vjet të tmerrshme që më kanë ndryshu komplet rrjedhën e jetës dhe më kanë bë kjo që jam sot. Si fëmijë më është dashtë me jetu nëpër male është dashtë me pa luftën dhe njerëz të vdekur edhe është dashtë me u kthy në Negroc ku i gjithë katuni ka qenë i djegur. Skena më e tmerrshme ka qenë është që është dashtë me qenë dëshmitarë i një dhunimi kolektiv të grave që ka ndodhë në atë fushë”, u shpreh Vullneti.
Vullneti, mes tjerash, ka folur edhe për vështirësitë familjare teksa për babain e tij tha se ka marrëdhënie të rrepta.
“Me babën kam kujtime sporadike dhe të rrepta pasi nësë është dashur t’i bëras dikuj më ka bëritur mua”, u shpreh Vullneti.
Mes tjerash, Vullneti ka folur edhe për punën e tij prej gazetari dhe të gjitha vështirësitë që ka hasur teksa ka marrë edhe kërcime me jetë.
Por për të kuptuar më shumë detaje nga rrëfimi i tij, klikoni videon në linkun më poshtë.
https://www.youtube.com/watch?v=0_a1BBmS-7c
22:53 - Fitimi dhe Laurenti eliminohen nga BBVK 3
Laurenti dhe Fitimi që kanë hyrë në Big Brother VIP Kosova 3 si një banor i vetëm e kanë lënë përfundimisht shtëpinë më të famshme në vend.
Ata ishin në nominim me Leon, Xuxin, Xhenetën dhe Sarën, njofton Klankosova.tv.
Për të parë momentin e eliminimit, klikoni në videon më poshtë:
https://www.youtube.com/watch?v=2ZWjRy2zN3Q
https://www.youtube.com/watch?v=9SqWNOaIPIo
22:13 - Këto ishin momentet më pikante nga darka e të nominuarve!
Është publikuar klipi me momentet më pikante nga darka e të nominuarve në shtëpinë më të madhe në vend, Big Brother VIP Kosova 3.
Laurenti dhe Fitimi, Leo, Sara, Xheneta dhe Xuxi janë banorët e nominuar.
Ata janë përgjigjur në pyetjet e publikut, teksa nuk munguan pastaj përplasjet mes tyre.
Për më shumë shikojeni videon e mëposhtme:
https://www.youtube.com/watch?v=Bg5voDcWL3o
21:45 - Momenti i përplasjes mes Fitimit dhe Drilonit, që për pak sa nuk kaloj në "përleshje"
Është publikuar klipi me momentin e përplasjes në mes Fitimit dhe Drilonit.
Gjithçka ndodhi me Fitimin, i cili iu afrua Drilonit, e ky i fundit nuk duroi.
Ishte afër që të ndodhte një përplasje fizike, nëse nuk do ndërhynin banorët.
Se çka ndodhi mund ta shikoni videon e mëposhtme:
https://www.youtube.com/watch?v=_EMIxjJK8iA
21:37 - Driloni më në fund flet hapur: Më pëlqen Sara (VIDEO)
Konkurrenti i Big Brother VIP Kosova, Driloni, më në fund ka pranuar hapur pëlqimin që ka për Sarën.
Ai madje e pranoi edhe në spektalin ‘Prime’ pasi javë më parë ishte opinionisti Milaim Zeka që e kishte pyetur për pëlqimin dhe i kishte thënë jo pasi siç tregoi nuk e kishte kuptuar pyetjen.
Driloni u shpreh se i pëlqen shumë Sara pasi ka karakter të mirë dhe është vajzë e mirë.
Për të parë më shumë klikoni videon në linkun më poshtë.
https://www.youtube.com/watch?v=UDil50uL0Rg
21:21 - 'Thikë pas shpine', ky është momenti kur plasi sherri mes Gresës dhe Sarës
Dy banoret e Big Brother VIP Kosova 3, Gresa dhe Sara i kanë acaruar raportet me njëra-tjetrën.
Sherr u bë një gjë që e tha Sara në darkën e të nominuarve për Gresën, e cila tha se ajo ia ka ngulur thikën pas shpine.
Në dhomën e rrëfimeve, Gresa tha sa herë që Sara kishte ndonjë debat me dikë në shtëpi, ajo i ka dalë në krah Sarës.
Ndërsa, Sara tha se mbase sherri nisi tek pjesa ku u përmend çështja e profesionit të aktrimit.
Për të kuptuar më shumë, klikoni në videon më poshtë:
https://www.youtube.com/watch?v=ISTsUWAHgGU
Spektakli ‘Prime’ i 21-ti me radhë, sonte do të sjellë shumë surpriza e të papritura për miliona ndjekës të këtij formati televiziv.
Përplasjet dhe debatet që kanë ndodhur këtë javë do të diskutohen sonte teksa edhe një banor do të lë shtëpinë.
‘Prime’ do të nis nën prezantimin e nikoqirëve Alaudin Hamiti dhe Jonida Vokshi, teksa opinionet e tyre do t’i japin Olta Gixharri dhe Milaim Zeka.
Spektakli transmetohet ekskluzivisht në ekranet e Klan Kosova dhe ArtMotion, si dhe LIVE në kanalin zyrtar në Youtube, të Big Brother VIP Kosova.
https://www.youtube.com/watch?v=KN1gnxC_7eY
https://www.youtube.com/watch?v=cNdUM1prmDo●●●
NSHKRIMI NGA
NP
Editorial nga Klan Kosova — ndjek big brother vip dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.