Liverpool ka arritur ta mposhtë Wolves-in me rezultat 0:1 në kuadër të ndeshjes së fundit të javës së 30-të të Premier Ligës.
Diogo Jota e realizoi golin e vetëm të takimit në minutën e dytë të lojës shtesë në pjesën e parë.
Pavarësisht kësaj fitoreje, kampioni në fuqi i Anglisë renditet i gjashti me 46 pikë, pesë më pak se Chelsea që ndodhet në vendin e katërt, të fundit që dërgon në Ligën e Kampionëve.
Ndërkaq, Wolves është akomoduar në pozitën e 13-të me 35 pikë.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek uncategorized dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.