Ozan Kabak i është shtuar listës së lojtarëve të lënduar të Liverpool-it.
Trajneri i kampionëve në fuqi të Anglisë, Jurgen Klopp, ka njoftuar se qendërmbrojtësi i huazuar do të mungojë në përballjen ndaj Fulham-it të dielën.
“Tani Ozani po ka pak problem, pas lojës. Do ta shohim nëse ai është gati – por nuk po duket ashtu”, ka thënë Klopp.
Të Kuqtë janë në formë tejet të dobët javëve të fundit, pasi janë lëshuar në një seri humbjes e cila kulmoi me disfatën 0:1 nga Chelsea mbrëmë.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek uncategorized dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.