Sot është luajtur xhiroja e gjashtë e Superligës së Kosovës në futboll.
Llapi e ka mposhtur Ferizajn si mysafir, me golin e shënuar në minutën e '73-të të takimit, pas një asistimi të Valmir Veliut.
Ndërsa, me formë të mirë ka vazhduar edhe ekipi që u inkuadrua këtë vit në Superligë, Suhareka, të cilët e mposhtën Feronikelin.
Golin e parë në këtë takim e shënoi Mevlan Zeka, në minutën e '45+6 të pjesës së parë, njofton Klankosova.tv.
Zeka në këtë takim e shënoi edhe golin e dytë në ndeshje, ku arriti të realizonte në minutën e '61-të.
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.