Studiuesit që studiojnë përbërjen gjenetike të llojeve të ndryshme të anakondave në pyjet tropikale të Amazonës gjatë një periudhe që përfshin 20 vjet, kanë zbuluar se ekzistojnë dy lloje gjenetikisht të dallueshme të anakondës së gjelbër - një specie e kategorizuar më parë si një kafshë e vetme.
Gjetjet u botuan në edicionin e shkurtit të revistës shkencore Diversity dhe profesori australian i biologjisë Brian G. Fry shkroi gjithashtu për gjetjet për faqen e pavarur të lajmeve The Conversation, transmeton Klankosova.tv.
"Ajo që ishim atje për të bërë ishte të përdornim anakondat si një specie treguese për çfarë lloj dëmi po bëhet nga derdhjet e naftës që po rrënojnë Yasuni në Ekuador, sepse nxjerrja e naftës është absolutisht jashtë kontrollit," tha Fry për Reuters.
Studiuesit publikuan pamjet video që tregojnë një koleg nga Holanda, Freek Vonk, duke notuar me gjarpërin gjigant që është mbi 6 metra i gjatë dhe peshon rreth 200 kilogramë.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.