Aktorja që njihet si problematike, Lindsay Lohan aktualisht është duke kaluar pushimet e saj verore në shtetin grek.
Lohan gjatë kësaj kohe nuk ka hezituar që të tregojë format e saj trupore duke veshur bikine të vegjël, transmeton Klan Kosova.
Por duket se ajo ka vendosur të shkojë edhe më tej duke i ofruar fansave më shumë pamje të trupit të saj.
Ajo ka postuar një fotografi në llogarinë e saj në Instagram ku duket se është pothuajse nudo.
Fotografia është realizuar pranë pasqyrës dhe aktorja e njohur ka të veshura vetëm mbathjet e poshtme ndërsa me duart që mban telefonin është përpjekur që sado pak të mbulojë gjoksin.

●●●
LHSHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek uncategorized dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.