Lojërat telefonike janë një pjesë e madhe e përditshmërisë sonë, ku në kontributin e kënaqësisë sonë doli dhe i ftuari i programit të mëngjesit Arrit Gashi.
Së bashku me Gashin, biseduam më shumë rreth krijimit të tij, lojës “Pishpirik”, e cila tani më mund të gjendet në çdo telefon.
Kjo lojë shënoi arritje të madhe, duke kaluar dhe pritshmërinë e krijuesit.
“Në ditën e parë janë kyçur përmbi 2900 persona në sekondë dhe pas një kohe loja filloi dhe të bllokonte nga numri i madh i përdoruesve në të gjithë botën”- theksoi Gashi për ditën e lansimit të lojës.
Për më shumë rreth intervistës, gjeni një linkun më poshtë:
https://www.youtube.com/watch?v=uMiJKaUacyU
●●●
EKSHKRIMI NGA
Ernata Koliqi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.