Gjykata e Arbitrazhit për Sport konfirmoi se medalisti rus në karlling, Aleksandr Krushelnitsky, është akuzuar për shkelje të rregullave anti-doping në
Olimpiadën Dimërore në Pjongçang, njofton Radio Europa e Lirë.
Rasti kundër sportistit 25 vjeçar është hapur me kërkesë të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar.
Krushelnitsky ka fituar medaljen e bronztë në një garë dyshe, së bashku me gruan e tij, Anastasia Bryzgalova.
Krushelnitsky dyshohet se ka dalë pozitiv në përdorimin e meldoniumit.
Gjykata e Arbitrazhit nuk e ka caktuar ende datën e seancës dëgjimore.
Shkelja e rregullave anti-doping, nëse konfirmohet, mund të ndikojë në shanset e atletëve rusë që të lejohen të marshojnë nën flamurin e tyre në ceremoninë e mbylljes së Olimpiadës.
klankosova.tv
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.