Edhe zyrtarisht Lojërat Olimpike "Tokoi 2020" do të zhvillohen pa praninë e tifozëve.
Ky vendim është marr nga Qeveria e Japonisë pas shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme, si pasojë e numrit të rasteve me pandemië me COVID-19, bën të ditur Komiteti Olimpik i Kosovës, përcjell Klan Kosova.
Lojërat Olimpike do të nisin me 23 korrik, ndërsa Kosova do të marrë pjesë me 11 sportistë.
Kujtojmë, këtë vit do të organizohen 33 gara dhe 339 ngjarje në 42 hapësira të ndryshme.
Shumica prej tyre mbahen në Tokio. Disa lojëra të futbollit dhe maratona do të organizohen në Sapporo të Hokkaidos, që po ashtu ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme.
●●●
VISHKRIMI NGA
V I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.